Lajme
Prokurori i GjNP-së kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit, ja akuzat
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan sot ka njoftuar se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe për liderët kryesorë të Hamasit.
Ai ka deklaruar se beson që Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinëar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori i vitit të kaluar, shkruan REL.
Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund pranohet kërkesa.
Izraeli nuk është anëtar i kësaj gjykate dhe, edhe nëse lëshohen fletarrestimet, Netanyahu dhe Gallant nuk përballen me rrezik të menjëhershëm për ndjekje penale. Megjithatë, njoftimi i kryeprokurorit e thellon izolimin e Izraelit, i cili po e vazhdon luftën në Gaza, ndërsa rreziku për t’u arrestuar mund ta bëjë shumë të vështirë për liderët izraelitë të udhëtojnë jashtë vendit.
Ndryshe, GjNP-ja, me bazë në Hagë, është duke i hetuar veprimet e Izraelit në territoret e uzurpuara në tre vjetët e fundit, si së fundmi edhe veprimet e Hamasit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin Influencuesi Mirco Casorelli pretendon se komentet e tij ishin satirë, ndërsa autoritetet dhe Federata e Futbollit... -
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind -
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik
Jeta në Zvicër
-
Italia pranon sërish kthimin e azilkërkuesve, përfundon bllokada katërvjeçare me Zvicrën Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së për azilin, Italia ka sinjalizuar se... -
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore













