Të tjera
Vuçiq pas rezolutës për Srebrenicën: Sonte përfundoi karriera ime
Aleksander Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u miratua Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, tha se i “ka mbaruar karrierën dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”.
“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte. Shumë gjëra nuk do të më falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam, sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, tha ai në një fjalim para gazetarëve në New York.
Presidenti i Serbisë tha se vlerësimet e supozuara të atyre që propozuan rezolutën ishin se më shumë se 110 vende do të votonin pro dhe se do të kishte rreth 45 abstenime, raporton nova.rs.
“Dhe ne ishim 107 (ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan). Pra, 84 prej tyre kundrejt 107 prej atyre që nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e tyre dhe po flasim se si u arritën ato 84, sepse realisht 60 e ca do të kishin votuar për rezolutën, ata u bënë presion të tjerëve”, tha ai.
Vuçiq falënderoi të gjitha vendet që votuan kundër dhe abstenuan gjatë votimit “një falënderim i madh për vëllezërit hungarezë, ata ishin të vetmit që ishin kundër. Por, faleminderit edhe Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros që abstenuan dhe treguan miqësi ndaj Serbisë”.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












