Kultura
U Hap ekspozita “Besa” në Lozanë
Organizatore e ekspozitës në Lozanë, është platforma albinfo.ch, krahas komitetit të përhershëm organizativ të këtij projekti të madh
Ekspozita shëtitëse e fotografive “Besa”, prej dje është ndalur në stacionin e saj të radhës, në Lozanë. Ndërsa sonte, me një aktivitet solemn bëhet vernisazhi ose hapja zyrtare e ekspozitës e cila mund të vizitohet deri më 21 shkurt.
Organizatore e ekspozitës në Lozanë, është platforma albinfo.ch, krahas komitetit të përhershëm organizativ të këtij projekti të madh.
Ekspozita “Besa…” në rrugën e saj rreth njëvjeçare, nëpër qytete të ndryshme të Zvicrës, po bën shumë në afirmimin e një fakti jo shumë të njohur në këtë vend: guximit dhe sakrificës së treguar nga shqiptarët për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vernisazhi fillon në orën 18.00 me fjalët përshëndetëse të Benoît Gaillard dhe Bashkimi Isenit në emrin e organizatorëve. Pastaj me fjalime dhe referate do të paraqiten personalitetet të larta si kryebashkiaku i Lozanës, Daniel Brélaz, kryetarja e Komisionit Federal kundër Racizmit, Martine Brunschwig Graf, Joël Herzog, kryetar i Miqve Zviceranë të Yad Vashem-it, Pierre Ezri, nga Komuniteti izraelit i Lozanës dhe Kantonit Vaud, Isni Idrizi, përfaqësue i LAPSH-it për kanton. etj.
Me program artistik do të parqitet Shoqëria “Ilirët” e Lozanës, Vjosa Gërvalla dhe kori i nxënësve të LAPSH-it, ndërsa për mysafirët do të ketë edhe një aperitiv me specialitete ballkanike.
Ekspozita “Besa”, ashu si dhe në të gjitha stacionet e saj të deritashme, edhe në Lozanë do të shoqërohet edhe nga aktivitete tjera. Në këtë vazhdë, nesër e enjte 12 shkurt shfaqet filmi Besa (Cinéma le Bourg, në ora 20.00, hyrja gratis), i paraprirë me një debat mes Vjosa Gërvalla dhe Sami Sandhaus, i shpëtuar nga holokausti. Më 19 shkurt , me fillim në orën 16.15 mbahet konferenca me temën “Zhvillimet dhe evolucioni i mohimit të Holokaustit në Evropë, Zvicër dhe në Ballkan “.
Konferansier është politologu i mirënjohur nga Parisi Jean-Yves Camus, ndërsa pjesëmarrës janë Philippe Bender, historian dhe analit politik, Jacques Ehrenfreund, profesor i Universitetit të Lozanës, Yves Laplace, shkrimtar, autor i një libri mbi Srebrenicën. Moderator është Michel Zendali, gazetar në Televizionin e Zvcrës Romande.
Ekspozitën e kanë mbështetur edhe Qyteti i Lozanës, Komuniteti Izraelit i Lozanës dhe Kantonit Vaud, Qendra Islamike Shqiptare në Lozanë, Zyra e Lozanës për Integrimin e të huajve e Qytetit të Lozanës, Birra “Peja”, 24Heures, Fruitcake, Universiteti i Lozanës, LAPSH “Naim Frashëri” i Kantonit të Vaudit, Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, etj.
Solemniteti i hapjes së ekspozitës mbahet në Hôtel de Ville, në Lozanë, ku eksponatet e saj mund të vizitohen deri më 21 shkurt. Orari i vizitave: Të hënave nga ora 12-18 nga e mata deri të shtunëb 10-18 ndërsa të dielave, pushim.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik Një ulje çmimesh për abonimet vjetore të transportit publik në Bazel ka sjellë rritje të ndjeshme... -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran










