Integrimi
Politikani gjerman i quan “turistë dimërorë” refugjatët nga Kosova
Vendet e strehimit duhen ruajtur për refugjatët e vërtetë e jo për "turistët dimërorë në kurriz të taksapaguesve tanë"
Thomas Karmasin, zëdhënës i bashkësisë së kuvendeve të regjionit Oberbayern i është bashkuar numrit të politikanëve gjermanë të cilët, të pezmatuar me numrin e madh të refugjatëve nga Kosova kërkojnë masa drastike kundër këtij fluksi.
Ai është shprehur në mënyrë të vendosur kundër vendosjes së refugjatëve nga Kosova në sallat e sporteve në regjion. Karmasin ka thënë në të vërtetë se nuk duhet lejuar që hapësirat për strehim në kuadrin e të ashtuquajturit plan dimëror të emergjencave të lihen në dispozicion të migrantëve nga Kosova.
Sipas tij sot në Bavari po vijnë me mijëra kosovarë pa asnjë arsye për të kërkuar strehim dhe me të vetmin qëllim “për të përfituar nga shërbimet në para” që ofron sistemi social i këtushëm.
Pjesë të mëdha të këtyre njerëzve pas kalimit të dimrit do të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre, në mënyrë që sërish vitin që vjen të kenë mundësi të vijnë prapë këtu dhe sërish të inkasojnë paratë e këtushme.
Karmasin ka shtuar se vendet e strehimit të siguruara me vështirësi duhen rezervuar për refugjatët nga zonat e krizës dhe për të përndjekurit politikë, e jo për “turistët dimërorë në kurriz të taksapaguesve tanë”. Në këtë kuptim ai e përshëndet vendimin e qeverisë së Bavarisë për të luftuar këtë abuzim.
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











