Sport
Denis Markaj transferohet tek “FC Aarau”
Futbollisti shqiptar pritet që nga sezoni i ardhshëm të transferohet nga ekipi "Lugano" tek "FC Aarau". Kontrata duket se tashmë është nënshkruar
Futbollisti Denis Markaj i cili luan për ekipin “Lugano” i Ligës së Parë (Challenge Ligue) në Zvicër, nga sezoni i ardhshëm 2015/2016 pritet të ndryshojë terrenin sportiv. Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin futbollistik “FC Aarau” që zhvillon gara në kategorinë më të lartë të futbollit zviceran, në Superligë.
Kalimin e futbollistit e ka konfirmuar edhe trajneri i “Luganos”, Livio Bordoli: “Është e ditur tashmë se Denisi nga sezoni i ardhshëm do të kalojë tek ekipi “FC Aarau”, ka thënë ai për “aargauerzeitung.ch“, transmeton albinfo.ch.
“Çdo gjë shkoi si duhet. Drejtori sportiv i Aarau-t, Urs Bachmann ka kontaktuar me mua dhe më ka konfirmuar se Markaj ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “FC Aarau”.
Por, Markaj nuk dëshiron të komentojë rreth ndërrimit të ekipit. “Përderisa ekipet e Luganos dhe të Aaraut nuk kanë bërë asgjë zyrtare, nuk dëshiroj të flas për këtë”, thotë mbrojtësi shqiptar.
Denisi më 20 shkurt do t`i mbush 24 vjet. Si junior ai ka luajtur për “FC Baden” dhe ishte lojtar i rregullt në ekipin e parë. Pas karrierës së tij futbollistike me ekipet e “Chiasso” dhe “Bellinzona”, në tetor të vitit 2013 iu bashkua ekipit “Lugano”.
Markaj në Tesinë luan si mbrojtës i djathtë por për shkak të cilësive të tij ai shpesh përdoret edhe si mesfushor ofansiv.
Denis Markaj është nga Gjakova por jeton prej shumë vitesh në Zvicër.
E-Diaspora
-
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë Mijëra persona dolën në rrugë në disa qytete të Zvicrës për të shënuar 1 Majin, me... -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit Inteligjenca artificiale (IA) po e ndryshon pamjen e meteorologjisë, duke premtuar parashikime më të shpejta dhe... -
Për herë të parë pas disa viteve, u pa ariu në luginën e Zvicrës -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
Anti-konsumatoristët kërkojnë një kryeqytet zviceran pa reklama -
Shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës janë “rrugës” në Zvicër











