Integrimi
Nuk ka pajtim për klasifikimin e Kosovës si “vend i sigurt”
Në vend të kësaj, ministrat janë pajtuar për shkurtimin e procedurave për azilkërkuesit kosovarë
Në kosnultimin që kanë pasur sot ministrat e brendshëm të landeve me Ministrinë e Brendshme Federale ka dështuar kërkesa e Bavarisë që Kosova të futet në rrethin e “vendeve të sigurta”. Por, minitrat janë pajtuar për masa që shpejtojnë procedurat për dëbimin e azilkërkuesve kosovarë. Për të realizuar këtë, nevojitet personel më i madh.
Duke hedhur poshtë propozimin e qeverisë së Bavarisë, ministri i brendshëm i landit Niedesachsen Boris Pistorius ka thënë se një masë e tillë “nuk vepron në afat të shkurtë”. Në vend të saj procedurat e azilit për kosovarët duhet të shkurtohen dhe për të realizuar këtë, ministrat e brendshëm të landeve dhe ai federal së bashku me Zyrën Federale për Migracion dhe refugjatë duhet të ofrojnë në dispozicion numër më të madh të personelit.
Është arritur pajtimi që procedurat bë landet Bavari, Baden-Württmeberg, Nordrhen-Westfalen dhe Niedersachsen të shkurtohen në gjithsej 14 ditë. Shefat e resorëve peëkatës kjanë pajtur që të rrisin numrin e punonjësve të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë. Arsye për këtë është numri gjithnjë në rritje i azilkërkuesve nga Kosova. Ministri i brendshëm i Baden-Württmemberg-ut Reinhold Gall ka thënë me këtë rast se “ky është një hap i rëndësishëm” për tu përballur me problemin e refugjatëve.
Veç asaj që u tha më lartë,Qeveria Federale planifikon të ndihmojë policinë serbe me 20 zyrtarë policorë federalë. Ata do të angazhohen kryesisht në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën Bashkimi Evropian po planifikon një zgjerim të gjerë të rrjetit të tij hekurudhor me shpejtësi të... -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç













