Shkurt.ch
Sommaruga u përgjigjet kritikave rreth “Iniciativës…”
Sommaruga ka kundërshtuar kërkesat që të huajt nga shtetet e BE-së të kenë mundësi pune katër mujore në Zvicër
Të mërkurën që shkoi, Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar projektligjin që rregullon mënyrën e jetësimit të Iniciativës kundër Migraionit Masiv. Kjo iniciativë është votuar nga populli më 9 shkurt të vitit 2014 ndërsa, miratimi i projektligjit i bërë një vit më vonë, ka qenë shkas për kritika të ashpra që bartësja e kësaj iniciative, partia SVP/UDC i ka drejtuar në vazhdimësi qeverisë.
Edhe pas miratimit, kritikat ndaj Këshillit Federal vetëm sa janë shtuar. Tash ato vinë nga palë të ndryshme.
Presidentja e federatës, njëherësh ministre e drejtësisë, Simonetta Sommaruga u është kundërvënë këtyre kritikave, sidomos atyre që vinë nga ekonomia.
Sommaruga në një intervistë dhënë për emisionin Samstagrundschau të Radios SRF ka kundërshtuar kërkesat që të huajt nga shtetet e BE-së të kenë mundësi pune katër mujore në Zvicër pa hyrë në kontingjentet vjetore të parapara me iniciativë.
Qëndrimi që të mos ketë mundësi pune për disa muaj, sipas Sommaruga-s është marrë në mënrë që të pamundësohet kthimi i statusit të punëtorëve sezonalë, qe është hequr disa vite më parë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













