Shkurt.ch
Nuk pranon dorëheqjen prifti që ka kurorëzar çiftin e lesbikeve
Kurorëzimi i çiftt lesbike është në kundërshtim me të drejtën e kishës, kanë thënë si ipeshkvi i Chur-it ashtu edhe ai i Lozanës, iGjenevës dhe ai iFriburgut
Prifti katolik Wendelin Bucheli nga lokaliteti Bürglen (Kanton Uri) i bërë i njohur për faktin se ka bërë bekimin e kurorëzimit të një çifti lesbikesh, nuk pranon të japë dorëheqje nga puna e tij. Edhe pse Ipeshkvia e Chur-it, në juridiksionin e të cilës bie prifti në fjalë, ia ka kërkuar atij demisionimin (dorëheqjen), Bucheli e ka mbajtur në mënyrë të rregullt edhe meshën e sotme të së dielës.
Me atë rast ai ka përsëritur se nuk do ta bëjë dorëheqjen e kërkuar nga ai, ndërsa besimtarët e kanë pritur me ovacione deklarimin e tij.
Kurorëzimi i çiftt lesbik është në kundërshtim me të drejtën e kishës, kanë thënë si ipeshkvi i Chur-it ashtu edhe ai i Lozanës, Gjenevës dhe Friburgut. Ndërsa ipeshkvi i Chur-it, që është kompetent për kishën e Bürglenit, Vitus Huonder ka ritheksuar se pret dorëheqjen e priftit në fjalë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














