Lajme
Pse imuniteti i organizmit është më i fortë në verë
Me rritjen e temperaturave, organizmi forcon imunitetin e tij dhe zbeh paksa mundësinë e prekjes nga Covid 19.
Një studim i kryer nga Universiteti i Cambridge ka zbuluar se imuniteti i njeriut është më i fortë në stinën e verës dhe më i dobët në dimër, çka shpjegon më së shumti arsyen përse sëmuremi më shumë në dimër.
Studiuesit analizuan të dhënat gjenetike të 23,000 burrave dhe grave në mbarë globin dhe zbuluan se gjeni që nënshtron infeksionet është më aktiv në stinën e verës.
Studiuesit sqaruan se rreth 10 për qind e gjeneve të njeriut aktivizohen më shumë gjatë muajve të verës.
Kjo i atribuohet më shumë ndryshimeve në përbërjen e gjakut të njeriut gjatë kësaj stine.
Njerëzit janë më të shëndetshëm në verë për dy arsye të rëndësishme dhe shumë të thjeshta.
Aktiviteti fizik
Gjatë dimrit, temperaturat janë të ftohta dhe errësohet shumë shpejt, ndaj gjëja e fundit që njeriu dëshiron të bëjë është të qëndrojë për orë të tëra jashtë.
Qëndrimi në shtëpi dhe ushqyerja e tepërt nxit shtimin në peshë.
Në verë ndryshon puna.
Njeriu është më aktiv, djeg më shumë kalori dhe ka një zemër më të fortë.
Ushqyerja e kufizuar, por e shëndetshme
Gjatë muajve të verës, njeriu konsumon më pak ushqim dhe ka më pak uri.
Tregjet ofrojnë një larmi ushqimesh të shëndetshme, siç janë frutat të cilat pengojnë shtimin në peshë.
Njeriu është më i predispozuar të hajë më pak ushqime të pasura me karbohidrate, yndyrna dhe sheqerna.
Frutat dhe perimet që gjenden në treg janë të stinës, të freskëta e plot vitamina e minerale
Në verë, njeriu pi më shumë ujë dhe lëngje të freskëta që shuajnë etjen, por furnizojnë trupin dhe trurin me ushqyesit më të nevojshëm.
E fundit, por jo nga rëndësia, njeriu ka një humor më të mirë falë vitaminës D dhe nuk e sheh të nevojshme të shuajë mërzinë me bukë.
E-Diaspora
-
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës Një burrë e kishte goditur me thikë gruan e tij të ndarë më shumë se 20... -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Flamuri i Kosovës mbi Himalaje, një ëndërr e përmbushur e Uta Ibrahimit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshjet kolektive mund të kenë përparësi mbi pagat minimale kantonale Komisioni Ekonomik i Këshillit të Shteteve ka propozuar që pagat minimale të përcaktuara në marrëveshje kolektive... -
Rriten rastet e helmimeve në Zvicër, paralajmërohen prindërit dhe profesionistët mjekësorë -
Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat Covid -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana kthehen në Zvicër për rehabilitim -
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër











