Lajme
Lëngjet natyrale që ndihmojnë për eliminimin e toksinave
Ekspertët thonë se rreth 60% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, dhe ky fakt e bën të domosdoshëm pirjen e rregullt e të mjaftueshme të tij, përcjell albinfo.ch.
Rregulli i përgjithshëm është që njeriu duhet të pijë rreth 8 gota ujë në ditë. Kjo sasi uji ndihmon në hidratimin e organizmit, pastrimin e tij dhe rënien nga pesha.
Për një pastrim më të thellë të organizmit dhe rënie nga pesha, ekspertët rekomandojnë pasurimin e ujit me fruta dhe erëza, të cilat ofrojnë shumë vitamina dhe minerale.
Kombinimet e ujit janë të larmishme dhe nuk kanë nevojë për shumë imagjinatë. Mjafton të zgjidhni fruta të ndryshme sipas preferencës, perime, si kastraveci dhe mente për ëmbëlsimin e ujit.
Mbushni një enë të madhe qelqi me ujë. Shtoni gjysmë kastraveci të prerë në feta, një mandarinë dhe një citro të prerë në copa.
Shtoni akull dhe gjethe menteje. Enën futeni në frigorifer dhe pijeni të nesërmen.
Ky lëng është shumë i pasur me vitamina dhe minerale, por ofron pak kalori.
Kastravecat mbajnë urinën nën fre dhe zbusin fryrjet e stomakut, duke ndihmuar tretjen në të njëjtën kohë. Citroja, nga ana tjetër, është shumë i pasur me vitaminë C dhe enzima që djegin depozitat e yndyrnave.
Kjo nuk është receta e vetme që mund të përdorni për të pastruar organizmin nga toksinat dhe për të rënë nga pesha.
Ju mund të mbushni enën tuaj të preferuar me ujë dhe fruta pylli për të marrë sa më shumë antioksidantë, ose mund të pini ujë me feta limoni, kastravec dhe gjetheje menteje.
Ky i fundit mund të pihet që në mëngjes me stomakun bosh dhe do të ndihmojë jo vetëm me hidratimin, por edhe kundër tensionit të lartë të gjakut dhe mbipeshës.
Uji i pasuruar me fruta si në shembujt e lartpërmendur përmirëson shëndetin e lëkurës, por edhe të flokëve.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











