Shkurt.ch
Kundër kufizimeve për artikujt e jashtëm ushqimorë
Iniciativa qe ngritur nga deputeti i SVPsë, Rudolf Joder, i cili syonte përmirësimin e pozitës së bujqësisë vendore
Komisioni për Politikë të Jashtme i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës është përcaktuar me shumicë votash kundër kufizimit të futjes në Zvicër të artikujve ushqimorë të jashtëm.
11 anëtarë kanë qenë kundër këtij kufizimi, (që është subjekt i një iniciative parlamentare) 8 kanë votuar për kufizimet dhe 3 kanë qenë të përmbajtur.
Iniciativa është ngritur nga deputeti nacional i SVP/UDC-së, Rudolf Joder, i cili syonte që përmes saj të ndihmonte në përmirësimin e pozitës së bujqësisë vendore gjegjësisht mbrojtjen e saj.
Sipas politikanit në fjalë, vetëm me kushtet elementare të përmirësuara për bujqit mund të garantohet siguria e ushqimit për Zvicrën.
Por, shumica në komision (11 veta) kanë treguar argumente të tjera. Sipas tyre ekonomia zvicerane përfiton nga tregjet e hapura dhe në këtë mënyrë, kufizimi i futjes në Zvicër të artikujve ushqimorë të huaj është i pakuptimtë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













