Kosova
Qosja për Kadarenë: Personalitet madhështor i kombit
Akademik Rexhep Qosja ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Në një postim në rrjetet sociale, Qosja ka përmendur edhe polemikat që ka pasur me Kadarenë, duke thënë se “kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike” si pasojë e pikëpamjeve të tyre të ndryshme për çështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi.
“Ismail Kadare dhe unë kemi pasur takime kur e kur edhe familjare, bashkëbisedime, vlerësime e nderime të ndërsjella. Mirëkuptimi dhe nderimi i ndërsjellë mes Ismail Kadaresë dhe meje në masë të madhe do të bazohej në qëndrimin tim ndaj tij kur ai do të shpërngulej prej Tiranës në Paris”, ka shkruar Qosja, transmeton Albinfo.ch.
“Mospajtuesve që do ta kritikojnë Ismail Kadarenë me familjen që ishin larguar prej Atdheut unë do t’u përgjigjem: ky është qëndrim i atdhetarit dhe i krijuesit Ismail Kadare dhe këtë qëndrim të tij ne duhet ta respektojmë me mendje e me zemër. Unë jam i sigurt se frytet e shpërnguljes së Ismail Kadaresë në Paris ne do t’i shohim dhe përjetojmë shpejt në kulturën tonë kombëtare”, shkruan Qosja.
Tutje, akademik Qosja ka kujtuar që me Ismail Kadarenë dhe unë kohë pas kohe kanë shkruar për krijimtarinë e njëri-tjetrit.
“Unë e kam propozuar përkthimin e romanit të tij ‘Kështjella’ në gjuhën serbo-kroate dhe kam shkruar një parathënie shumë vlerësuese për romanin dhe krijuesin e tij, Ismail Kadarenë”, ka thënë ai.
“Familjarët e Ismail Kadaresë dhe të pikëlluarit e tjerë i ngushëlloj me besimin se ndarja e Ismail Kadaresë nga jeta është vetëm një ndarje trupore”, ka shkruar në fund akademik Qosja për ikjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit











