Kosova
E mërkura shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë
Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën (3 korrik) ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare, përcjell albinfo.ch.
Presidenca njoftoi se e mërkura u shpall ditë zie, në ditën kur do të bëhet varrimi i tij. Protokolli i Shtetit u tha se do të ngarkohet për t’i marrë veprimet e nevojshme.
Presidentja Osmani në qershor të vitit të kaluar e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ditë zie është shpallur edhe në Shqipëri.
Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë.
Qeveria e Shqipërisë i ka shpallur dy ditë zie, më 2 dhe 3 korrik, në nderim të të ndjerit Ismail Kadare.
Kadare ka vdekur të hënën, në moshën 88-vjeçare.
Osmani është shprehur se populli shqiptar e ka humbur kolosin dhe dijetarin më të njohur.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj














