Integrimi
Kryeministri i Bavarisë: Nuk ka më ndihma në para për azilkërkuesit kosovarë!
Por vetëm ndihma në gjësende. “Ne nuk jemi ent i mbështetjes sociale për gjithë botën “, ka thënë politikani i lartë gjerman, Horst Seehofer
Kryeministri i landit të Bavarisë njëherësh kryetar i partisë qeveritare të këtij landi, (CSU) Horst Seehofer është shprehur qartë dhe pa dykuptimësi kundër “invazionit” të refugjatëve kosovarë.
Ai ka theksuar se azilkërkuesit nga Ballkani do të dëbohen në mënyrë konsekuente nga Bavaria.
“Ne nuk jemi ent i mbështetjes sociale për gjithë botën “, ka thënë politikani i lartë gjerman. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria janë shtete të sigurta, raporton pnp.de. “Atje nuk ka ndjekje politike”, ka shtuar ai dhe ka bërë të ditur se për azilkërkuesit nga Kosova tash e tutje në vend të parave do të jepen vetëm artikuj ushqimorë dhe gjësende.
“Kjo për faktin se dhënia e parave po shërben si joshje”.
Seehofer në lidhje me integrimin e të huajve në Gjermani është i prerë: “Kush dëshiron të jetojë te ne, duhet të jetojë edhe me ne dhe jo vetëm pranë nesh dhe aq më pak kundër nesh”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it










