Lajme
Trupi i alpinistit të zhdukur në vitin 2002 nxirret nga akullnajat
Trupi i një alpinisti amerikan me origjinë sllovene, William Stampfl, është gjetur në mbi 6400 metra në malin Huascaràn në Peru. Burri ishte 59 vjeç kur u zhduk në qershor të vitit 2002, pasi një ortek përfshiu ekspeditën e tij. Kufoma ishte dehidratuar dhe mumifikuar nga temperaturat e ulëta. Klima e ashpër e Andeve kishte bërë që rrobat dhe mjetet e viktimës të ishin të paprekura, brenda të cilave u gjet dhe pasaporta e tij.
Trupi i alpinistit doli pas shkrirjes së akullnajave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, të cilat ekspozuan kufomën. Ky është një fenomen që po prek fuqishëm Perunë. Vendi i Amerikës së Jugut, për shkak të ndryshimeve klimatike, ka humbur më shumë se gjysmën e sipërfaqes së tij akullnajore në gjashtëdhjetë vitet e fundit. Vargmalet e Perusë verilindore, të cilat përfshijnë malin Huascarán, maja më e lartë e vendit me 6757 metra, janë destinacione popullore për alpinistët nga e gjithë bota.
Në maj, trupi i një alpinisti izraelit u gjet në të njëjtin rajon, pasi ai ishte zhdukur për një muaj. Në fillim të qershorit u gjet një tjetër trupi i pajetë i një alpinisti.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












