Lajme
Apple paralajmëron përdoruesit e ‘iPhone’ për sulme spyware
Korporata amerikane e teknologjisë “Apple” paralajmëroi përdoruesit e “iPhone” në 98 vende të botës për sulme të mundshme të spyware.
“Apple ka zbuluar se ju jeni një objektiv i mundshëm i softuerit spyware që po përpiqet të komprometojë nga distanca iPhone-ët e lidhur me llogarinë tuaj Apple ID”, thuhet në një mesazh për disa klientë.
Mesazhi më tej thotë se softueri synon përdoruesit sipas kritereve specifike dhe kjo është për shkak të aktiviteteve të tyre personale ose profesionale, raporton Tech Crunch.
“Siguria absolute në zbulimin e këtyre sulmeve nuk është e mundur, por Apple ka besim në këtë vlerësim dhe ju këshillon që ta merrni seriozisht paralajmërimin”, shtohet në deklaratë.
Kompania tha se nuk mund të zbulonte detaje të sulmeve sepse ato mund të përdoren nga sulmues të tjerë në të ardhmen, kështu që nuk dihet se në cilat vende është dërguar alarmi. Apple lëshoi më parë një paralajmërim të ngjashëm në prill për përdoruesit në 92 vende.
Duke filluar nga viti 2021, kompania me bazë në Cupertino ka dërguar rregullisht alarme sigurie për përdoruesit dhe deri më tani ka kontaktuar me klientët në 150 vende të botës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si... -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach
Jeta në Zvicër
-
Pse primet e sigurimit shëndetësor zviceran ndryshojnë kaq shumë midis kantoneve në vitin 2026? Çdo vit, kostoja e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm në Zvicër rritet - më shumë në disa... -
Zvicra shpall rrezikun më të lartë të orteqeve për disa pjesë të Alpeve -
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” -
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu














