Lajme
Mërgimtari nga Kosova e harroi djalin në një pompë benzini në Kroaci, nuk e kuptoi deri në Slloveni
Bëhet virale historia e tij
Së fundmi, një mërgimtar nga Kosova ka ndarë një histori qesharake në emisionin Radar të televizionit Dukagjini, me temën “Çka keni harruar diçka të rëndësishme?”, përcjell albinfo.ch.
Ai tregoi se si e kishte harruar djalin e tij 17-vjeçar në një pompë benzini në Kroaci, dhe e kuptoi pas gati 80 kilometrave rrugë.
“Unë e kam harruar djalin në një pompë benzini në Kroaci, e kam kaluar edhe një shtet, deri në Slloveni”, dëgjohet të thotë burri, i cili tregon se janë ndalur në një pompë benzini për ta mbushur veturën me derivat dhe i ka pyetur fëmijët se a kanë nevojë për tualet.
Më pas, ai thekson se kishin dalë për shëtitje me gruan e tij dhe nuk vonuan shumë dhe e vazhduan rrugën përsëri, pa e ditur se i mungon njëri nga anëtarët e familjes, i cili kishte shkuar në tualet. “E morëm makinën, vazhduam në Slloveni, kufitarit ia dhashë pesë pasaporta, e nuk e kuptoi. Më vonë, u ngrit vajza dhe tha se Iliri nuk është këtu”, shtoi ai.
Si përfundim, ai tregon se është kthyer përsëri pas dhe e ka gjetur djalin “me duar në xhepa”, i bindur se familja e tij do të kthehet për ta marrë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave











