Shqipëria
Shqipëria, e para në rritjen e turizmit në vitin 2024
Përqindja e rritjes së turizmit në Shqipëri është 86 për qind, ndërsa Greqia e ka rritjen 25 për qind në krahasim me vitin 2019. Sigurisht numri i turistëve në Greqi është shumë herë më i madh.
Të dhënat e raportit të Komisionit Europian tregojnë se vende të vogla si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë parë rritjen më të fortë të tregut në 6 muajt e parë të vitit 2024.
Komisioni Europian për udhëtimet thotë se Shqipëria është tërheqëse për turistët e huaj, teksa kohët e fundit është shfaqur një tendencë rritëse e vizitorëve aziatikë.
Sipas raportit, aktiviteti turistik në Evropë ka ndjekur kryesisht një prirje të ngjashme gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2024. Udhëtimet ndërkombëtare kanë ardhur në rritje në gjithë kontinentin krahasuar me vitin e kaluar. Krahasuar me nivelet e para pandemisë, rritjet janë përkatësisht 6% dhe 7%.
Destinacionet e Evropës Jugore, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë nxitur rritjen e turizmit evropian dhe mbeten vazhdimisht e preferuar për kushtet e favorshme klimatike në prag të sezonit të verës, si dhe për kostot e përballueshme.
Në vitin 2024 kostot operacionale për bizneset turistike dhe, rrjedhimisht, kostot e udhëtimit për konsumatorët mbeten një nga temat më të spikatura për industrinë globale. Përveç kësaj, tërheqja e vlerës për paranë në destinacionet jotradicionale, së bashku me kthimin e udhëtarëve nga Azia-Paqësori, dhe disponueshmëria në rritje e udhëtimeve hekurudhore po formësojnë gjithnjë e më shumë peizazhin turistik të Evropës.
Raporti i Komisionit Europian që rendit në krye Shqipërinë në fakt konfirmon trendin rritës që vendi ynë ka marrë prej disa vitesh në turizëm.
Viti 2023 u mbyll me 10 milionë vizitorë, ndërsa parashikimet flasin për një rritje domethënëse edhe gjatë vitit 2024. \TCH
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe














