Lajme
Parisi do të ndalojë taksitë fluturues
Qyteti i Parisit do të marrë një vendim që do të ndalojë efektivisht testimin e taksive fluturuese gjatë Lojërave Olimpike, të cilat fillojnë në fund të korrikut në kryeqytetin francez.
Më herët, qeveria kombëtare i dha leje kompanisë gjermane “Volocopter” që të testonte mjetin e saj fluturues, duke përdorur një platformë lundruese për t’u ngritur dhe ulur në lumin Seine. Tani komisioneri mjedisor i qytetit Dan Lert ka bërë të ditur se autoritetet e qytetit kanë pranuar kërkesën e degës lokale të Partisë Komuniste për të parandaluar testimin e makinave fluturuese, raporton “Deutsche Welle”.
“Taksitë fluturuese janë një absurditet mjedisor që synon ultra të pasurit”, tha Lert, një politikan i Partisë së Gjelbër. Ai e quajti një “skandal demokratik” që autoritetet qendrore po i imponojnë “me dhunë” projekte të tilla Parisit.
Lert tha se një fluturim në një taksi të tillë – i cili funksionon praktikisht si një dron i madh me bateri – konsumon tridhjetë herë më shumë energji sesa një udhëtim në metro dhe shtoi se lëshon 45 herë më shumë gazra të dëmshëm. Askush nga “Volocopter” gjerman nuk ka komentuar ende vendimin e qytetit të Parisit, transmeton “AFP”.
Pak ditë më parë, qeveria franceze dha dritën jeshile për një “taksidromë” pranë stacionit të trenit në Paris Austerlitz, në qendër të qytetit, jo shumë larg Kopshtit Botanik dhe Katedrales Notre Dame. Jashtë qendrës së qytetit tashmë ka disa zona të tilla ngritjeje dhe uljeje.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














