Shkurt.ch
Dorëhiqet për shkak të afishes “kosovarët therin zviceranin”
Barbara von Escher nuk mund të imagjinojë që në krye të Bashkësisë Kishtare të jetë një person që ndiqet penalisht për paraqitje raciste
Silvia Bär është zëvendësekretare e përgjithshme e SVP/UDC-së në nivel nacional. Por ajo është po ashtu edhe kryetare e Bashkësisë Kishtare të Kishës reformiste në Seedorf të Bernës. Skandali me pllakatet e shpërndara në vitin 2011 nga kjo parti ku shkruante “kosovarët therin zviceranin” duke iu referuar therjes së një zvicerani nga një kosovar në Interlaken është akuzuar dhe pritet të dalë para gjyqit. Ajo, si funksionare e lartë e partisë se bashku me sekretarin e përgjithshëm Baltiser bart përgjegjësinë objektive për skandalin në fjalë.
Pala paditëse konsideron se teksti i afishuar në atë pllakat ka ndikuar duke ngritur disponimin kundër të huajve gjë kishte sjellë në fitoren e iniciativës kundër Migracionit Masiv. Ky mbishkrim paraqet një thënie paushalle dhe është shkelje e ligjit kundër racizmit. Duke qenë në pozitën e kryetarit ë partisë për këtë duhej të përgjigjej penalisht kryetar i saj Toni Brunner. Por imuniteti i tij prej deputeti e mbron atë nga akuza, gjë që i sjell para gjyqit dy zëvendësit e tij partiakë.
Ditëve të fundit kundër zëvendëskryetares së SVP-së Silvia Bär është ngritur një politikane lokale nga Berna. Ish deputetja në Kantonin e Bernës, kryetare kantonale e partisë GFL Barbara von Escher nuk mund të imagjinojë që në krye të Bashkësisë Kishtare në Seedorf ku edhe vetë bën pjesë të jetë një person që ndiqet penalisht për paraqitje raciste. Për ketë arsye ajo ka dhënë dorëheqje nga bashkësia në fjalë, shkruan gazeta “Der Bernerzeitung.de”.
Nga ana tjetër Silvia Bär deklaron se “puna në SVP dhe angazhimi në Bashkësinë kishtare në asnjë mënyrë nuk kundërshtojnë njëra tjetrën”. Asaj i vjen keq që dikush për shkak të dallimeve politike po e braktis kishën. Por ajo nuk dëshiron të bëjë panik lidhur me këtë punë në bashkësinë kishtare, ka thënë ajo
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












