Lajme
Gjykata Federale kthen në rishqyrtim gjykimin e kosovarit për martesë fiktive
Zyra e Migracionit e Kantonit të Aargaut e kishte klasifikuar marrëdhënien si martesë fiktive dhe i kishte refuzuar kërkesën për leje qëndrimi
Në vitin 2008, pa i marrë në pyetje verbalisht, një zyrë e Cyrihut e kishte klasifikuar martesën mes një kosovari dhe një gruaje zvicerane me rrënjë braziliane si martesë fiktive. Kjo pati pasoja për çiftin, i cili iu drejtua gjykatës, transmeton albinfo.ch. Gjykata Federale deklaron se për të marrë një vendim të tillë, të dy duhej të ishin marrë në pyetje.
Gjykata Administrative e Cyrihut tani duhet ta kthejë çështjen në rigjykim.
Kosovari ka aplikuar disa herë për leje qëndrimi për të qëndruar me gruan e tij në Zvicër. Ai është martuar për herë të parë në vitin 2005. Zyra e Migracionit e Kantonit të Aargaut e kishte klasifikuar këtë marrëdhënie si një martesë fiktive dhe për këtë arsye kishte refuzuar kërkesën për leje qëndrimi.
Ankesat kundër këtij vendimi ishin të pasuksesshme.
Martesa kishte përfunduar me divorc dhe në tetor të vitit 2008 kosovari qe martuar me gruan e tij aktuale, shkruan plattformj.ch. Ajo është 19 vjet më e moshuar se ai, siç shkruan në një vendim të Gjykatës federale të publikuar të premten.
Zyra e Migracionit e Cyrihut e kishte refuzuar edhe këtë kërkesë për leje qëndrimi në prill 2009 me arsyetimin se bëhej fjalë për martesë fiktive, transmeton albinfo.ch. Ankesat e bëra, kërkesat e ripërtërira dhe kërkesat për rishqyrtim nuk kishin sjellë asnjë dobi për çiftin. Në tetor të vitit 2016 autoritetet kishin lëshuar një ndalim për tre vjet hyrje në Zvicër ndaj burrit.
Kosovari jeton në Francë që nga viti 2019. Gruaja e tij ka ngritur një vendbanim të dytë atje nga viti 2020. Zyra e Migracionit ka refuzuar përsëri kërkesën e rinovuar për leje qëndrimi në vitin 2021, duke përmendur si shkak sërish një martesë fiktive. Por, ky vendim është rrëzuar tani nga Gjykata Federale.
Në fakt, çifti duhet të ishte marrë në pyetje për jetën e tyre bashkëshortore, siç kërkojnë dy bashkëshortët në denoncimin e tyre. Gjykata Federale thekson se nuk është zhvilluar fare një seancë dëgjimore me gojë që nga refuzimi i kërkesës së parë në vitin 2009, përcjell albinfo.ch. Edhe pse rrethanat e jashtme ofrojnë dëshmi për llojin e marrëdhënies, ato kanë vlerë të kufizuar provuese. Prandaj, marrja në pyetje me gojë mund të jetë e dobishme.
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit













