Lajme
Ka rrahur brutalisht një serb, i riu kosovar duhet të largohet nga Zvicra
Ai kishte kryer krimin në gusht të 2020-ës gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve
Një kosovar i cili 23 vjeç, i rritur në Zvicër dëbohet nga vendi për pesë vjet. Gjykata Federale ka aprovuar një ankesë nga prokuroria publike e Cyrihut. Ai kishte rrëzuar një serb në tokë dhe e kishte goditur tri herë me shkelm në kokë, me ç`rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda. I riu e kishte kryer krimin në gusht të 2020-ës gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve, transmeton albinfo.ch. Pas hapjes së procedurës penale, kosovari ka kryer edhe krime të tjera.
Ai ka kërcënuar një punonjës sigurie, është përpjekur t’i shmangej kontrollit të policisë duke ikur dhe ka goditur një person tjetër dy herë në fytyrë – përsëri në gjendje të dehur. Kjo del nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar të enjten.
Gjykata e lartë (kantonale) e kishte dënuar kosovarin me burgim të pjesshëm prej 32 muajsh, prej të cilëve 10 muaj duhej t`i mbante në mënyrë efektive. Ajo kishte vendosur gjithashtu një gjobë të kushtëzuar prej 65 tarifash ditore, shkruan sda.ch. Ndryshe nga Gjykata e Qarkut, gjykata e lartë ishte përmbajtur nga dëbimi nga vendi.
Megjithatë, për shkak të vendimit të ri, atij të Gjykatës Federale, kosovari do të duhet të largohet nga Zvicra për pesë vjet pas vuajtjes së dënimit. Kjo gjykatë konfirmon se bëhet fjalë për “rast të rëndë” por megjithatë, interesi publik për dëbimin nga vendi është më i madh se ai i të paditurit.
Kur ishte një vjeç e gjysmë, kosovari kishte ardhur me nënën te babai i tij, i cili tashmë jetonte në Zvicër dhe që atëherë jeton këtu. Ai kishte braktisur dy praktika të ndryshme profesionale (zanate) dhe kishte punuar për një kohë në biznesin e babait të tij. Për shkak se babai i tij ishte “shumë i rreptë” për të, marrëdhënia e punës qe ndërprerë.
Gjykata Federale thekson se përsa i përket interesit publik për dëbimin nga vendi, qëndrojnë si pesha e krimit ashtu dhe rrezikshmëria e të paditurit. Goditjet e dhunshme në kokë të viktimës së pambrojtur të shtrirë në tokë ishin një manifestim i brutalitetit të rëndë, përcjell albinfo.ch. Gjykata Federale supozon se ekziston një rrezik përkatës i kthimit. Reputacioni i tij nuk ishte më i dëmtuar kur u dënua për herë të parë sipas ligjit penal për të rriturit.
Tentativa për plagosje të rëndë është kryer gjatë periudhës së provës dhe krime të tjera janë kryer pas hapjes së hetimeve. Pra, nuk mund të flitet për sjellje episodike në moshën e rritur.
Një tjetër pikë e cituar nga Gjykata Federale është se i riu nuk është i integruar ekonomikisht. Pavarësisht kërcënimit për dëbim nga vendi, ai nuk mundi të hynte në një marrëdhënie të qëndrueshme pune. Fakti që ai tani është duke punuar në biznesin e babait të tij tregon një mungesë të dukshme vullneti për të krijuar kushte të qëndrueshme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?









