Maqedonia
Maqedoni: Stabilizohet situata me ndërrimin e dokumenteve
Qytetarët vazhdojnë t’i ndërrojnë dokumentet personale me emrin e ri kushtetues të shtetit. Kaosi është zbutur. Qytetarët thonë se pasiqë shumica veçmë janë pajisur me dokumente procedurat tani po zhvillohen më shpejtë.
More shpejt termin?
“Po, gjithçka ishte super. Pra, nuk ka më turma? Jo, jo, gjithçka ishte në rregull”, tha një qytetar.
Kishte turma, po. Prite gjatë? ”
Epo, një orë.”,tha një tjetër qytetar.
Keni nxjerrë dokumente personale, si eci procedura?
“Po, këtë herë shumë mirë. Pra, numri i amë ishte gabuar nga certifikata, kështu që pritëm dy muaj, por tani mbarova shpejt”, tha një tjetër.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, nga viti 2021, shumica e kërkesave janë për ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit.
“Nga 5.07.2021 deri më 8 gusht 2024, gjithsej kërkesat e pranuara për dokumente personale me emrin e ri kushtetues janë për dokumentet e udhëtimit – një milion e shtatëqind e 18 mijë, për letërnjoftimet – një milion e katërqind e njëzet e një mijë, dhe për patentat e shoferit – shtatëqind e njëzet e pesë mijë kërkesa”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Detyrimi ligjor për të ndërruar letërnjoftimet, pasaportat dhe patentë shoferin me emrin e ri kushtetues erdhi nga Marrëveshja e Prespës e vitit 2018. Megjithëse afati i fundit për të gjithë qytetarët për të ndërruar dokumentet e tyre skadoi më 12 shkurt të këtij viti, shumë qytetarë janë ende në procedurë ose nuk kanë ndërruar dokumentet e tyre. Një ndër problemet ishte mungesa e formularëve, gjë që e bënte të pamundur për qytetarët të caktonin termin për të aplikuar për dokumente. Më kaotike situata ishte në Shkup./Alsat.mk
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso Dua Lipa hap një kapitull të ri për markën e njohur zvicerane... -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua












