Lajme
Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan
Gjykata e Qarkut në Brugg e pati dënuar kosovarin me 20 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe pati urdhëruar trajtim ambulator (terapi) për të
Parimisht, kriminelët mund të lirohen me kusht pasi të kenë vuajtur dy të tretat e dënimit me burg. Në rastin e vrasësit nga Riniken-i (Aargau), kantoni dhe tani edhe gjykata më e lartë e kanë hedhur poshtë këtë, transmeton albinfo.ch. Kosovari kishte vrarë gruan e tij me pesë të shtëna në një stacion autobusi në vitin 2009.
Akti i përgjakshëm kishte shkaktuar tronditje për fshatin Riniken: një kosovar 41-vjeçar kishte vrarë gjakftohtësisht gruan e tij 35-vjeçare me shtetësi të Serbisë, me pesë të shtëna nga një revolver.
Çifti kishte tre fëmijë dhe jetonin të ndarë. Gruaja donte divorc, ndërsa rasti kishte një histori të gjatë para vrasjes. Ajo fillimisht kishte kërkuar ndihmë nga policia, që në vitin 1994 dhe kishte raportuar se ishte rrahur, shkelmuar, ngulfatur dhe kërcënuar me vdekje, por pastaj kishte tërhequr ankesën.
Gjykata e Qarkut në Brugg e pati dënuar kosovarin me 20 vjet burg për vrasje të rëndë dhe pati urdhëruar trajtim ambulator (terapi) për të, shkruan Aargauer Zeitung. Por, që nga shtatori i vitit 2022, ai kishte vuajtur tashmë dy të tretat e dënimit me burg. Kjo bënte të mundur që të lirohej nga burgu me kusht – dhe ai aplikoi edhe për këtë. Megjithatë, Zyra kantonale për Shërbime Korrektuese (AJV) e refuzoi këtë kërkesë. Ajo e konsideron si shumë të lartë rrezikun që ai të mund të kryejë krime të tjera të rënda të dhunshme.
Në korrik të vitit 2023, kosovari ka paraqitur kërkesën e radhës për lirim me kusht. AJV e ka refuzuar përsëri. Tani ai ka ushtruar ankjesë kundër këtij refuzimi, në gjykatën e lartë (kantonale), transmeton albinfo.ch. Kjo e fundit mbështet argumentet e AJV dhe konfirmon se personi tashmë 56-vjeçar ka ende një prognozë të pafavorshme për krime të tjera të rënda të dhunshme.
Janë disa faktorë që kontribuojnë në këtë prognozë. Personi i dënuar ka një çrregullim të kombinuar të personalitetit me elemente narcisiste dhe paranojake. Ai ka tipare të personalitetit që lidhen me krimin. Varësia e tij ndaj alkoolit nuk është trajtuar ende në mënyrë adekuate. Ai nuk ishte gati për trajtim dhe nuk kishte përparim në terapi. Ai ende nuk është marrë me vrasjen e gruas së tij.
Vrasësit nga Rinikeni i është refuzuar së fundmi edhe kërkesa për lehtësim të dënimit me burg, transferim në burg të hapur dhe dalje për takim me të birin.
Vetëm në qershor Gjykata Penale Federale ka vendosur në favor të kosovarit për një çështje tjetër: u lejua të vuante pjesën tjetër të dënimit në Zvicër dhe nuk do të transferohej në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Ministria e Drejtësisë së Kosovës kishte miratuar transferimin e tij. I dënuari kishte frikë se familja e gruas do të hakmerrej ndaj tij dhe se ai do të keqtrajtohej në burg. Ai gjithashtu kishte argumentuar se në Kosovë nuk ka shkarkim me kusht.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













