Shqipëria
Shqipëri: Kërkohet përjashtimi i 24 deputetëve opozitarë nga Kuvendi
Një ditë pas djegies së karrigeve të Kuvendit nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon marrjen e masës disiplinore ndaj 24 deputetëve demokratë dhe mbledhjen e sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën për vlerësimin e masës disiplinore.
Në kërkesën e firmosur nga 11 deputetë socialistë drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, ndër masat disiplinore kërkohet edhe përjashtimi i deputetëve demokratë nga seanca plenare dhe komisionet nga 10, 30 dhe 60 ditë.
Gjithashtu në kërkesën e socialistëve theksohet se veprimet e deputetëve të opozitës kanë cenuar rëndë parimet dhe vlerat parlamentare, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kuvendit, si edhe duke penguar përmbushjen e funksioneve të tij.
Sipas deputetëve socialistë, veprimet e kolegëve të opozitës janë në shkelje të hapur të detyrave të tyre si përfaqësues të popullit dhe bien ndesh me normat e mirësjelljes dhe etikës parlamentare.
Ndërkaq pas kësaj kërkese kryeparlamentarja ka vendosur mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën nesër në orën 15.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












