Shqipëria
Shqipëri: Vendet ku apartmentet kushtojnë më shtrenjtë
Sipas të dhënave nga Numbeo, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri tregon një variabilitet të madh në çmimet për metër katror në qendrat e qarqeve. Me një çmim mesatar prej 2600 euro për m² në qendrën e qytetit, Tirana vazhdon të mbetet më i shtrenjtë për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Rritja e popullsisë dhe zhvillimi i vazhdueshëm urban kanë nxitur kërkesën, gjithnjë e në rritje duke e bërë kryeqytetin destinacion të preferuar për investitorët dhe blerësit. Durrësi dhe Vlora, si dy qytete bregdetare, në të cilat sektori i turizmit është më i zhvilluar në krahasim me vendet e tjera, ndajnë të njëjtin çmim prej 1400 euro për m².
Të dyja qytetet të favorizuara nga pozicioni gjeografik si dhe nga numri i lartë i turistvë që vijnë ta vizitojnë dhe pse jo edhe të investojnë kanë sjellë rritje të kostove së apartamenteve. Në krahasim me kryeqytetin, qytetet si Korça, Shkodra dhe Fieri ofrojnë çmime më të lira për blerësit.
Përkatësiht me 950, 1000 dhe 900 euro. Këto qytete kanë kanë një histori dhe kulturë të pasur, dhe përfitimet e jetesës në zona më të qeta po e bëjnë gjithnjë e më tërheqëse investimin në këto rajone.
Qytetet e veriut si Kukësi dhe Lezha kanë çmime më të ulëta, përkatësisht 750 dhe 650 euro për m². Në fund fare ngelet Qyteti i Elbasanit në të cilin çmimi mesatar sipas “Numbeo shkon në rreth 600 eruo.
Edhe nga njoftimet e shumta për shitjen e apartamenteve në qytetet e ndryshme të vendit, çmimi mesatar për metër katror është I përafërt me ato të platformës numbeo, ku në kryeqytet në disa raste shkon dhe mbi 3 mijë euro apo në zonat bregdetare të cilat po preferohen gjithnjë e më shumë për tu investuar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












