Tematike
Këto janë profesionet me më së shumti punëtorë të huaj në Zvicër
Në profesionet e izolatorëve dhe suvatuesve, të huajt përbëjnë tre të katërtat (rreth 75%) ose edhe më shumë, të të gjithë të punësuarve
Përqindja e punëtorëve të huaj në Zvicër është rritur prej vitesh. Ata janë shpesh në shumicë në ndërtim dhe në disa profesione të caktuara, transmeton albinfo.ch.
Kështu, nëse në vitin 1991 kjo përqindje ishte 26 për qind, tani është pothuajse 34 për qind, shkruan “Tages-Anzeiger” duke iu referuar të dhënave të Entit Federal të Statistikave (BFS).
Tri të katërtat e tyre vijnë fillimisht nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s. Rreth një të katërtën e mbetur e përbëjnë punëtorët nga vendet e treta. Shumica e të punësuarve të huaj, edhe jetojnë në Zvicër. Ndërsa rreth një e treta janë udhëtarë ndërkufitarë, kryesisht nga vendet fqinje.
Në disa punë, përqindja e punonjësve të huaj është veçanërisht e madhe. Kjo vlen veçanërisht për sektorin e ndërtimit.
Në profesionet e izolatorëve dhe suvatuesve, ata përbëjnë tre të katërtat ose edhe më shumë, të të gjithë të punësuarve, përcjell albinfo.ch. Edhe në punët e supozuara tipike zvicerane, siç është prodhimi i orëve, përqindja e të huajve është më e lartë se mesatarja prej 34 për qind.
Për shkak se shumë të huaj punojnë në punë me paga të ulëta, nuk është për t’u habitur që pagat e tyre janë mesatarisht 15 për qind më të ulëta se pagat e shtetasve zviceranë.
Përqindja më e ulët e të punësuarve të huaj, në polici
Njerëzit me pasaportë zvicerane kryesisht punojnë në punë ku trajnimi specifik ose njohuritë lokale janë një kërkesë ose një avantazh, siç thuhet më tej në artikull. Për shembull, ka fare pak avokatë të huaj. Megjithatë, përqindja e të huajve është më e ulëta në polici.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













