Lajme
Bie çmimi i veturave të përdorura në Gjermani
Maqedonia drejt importit rekord
Mësohet se çmimi mesatar i një veture të përdorur në Gjermani në shtator të këtij viti ra për rreth 300 euro, respektivisht në 26,487 euro, niveli më i ulët që nga janari i vitit 2022, kur mesatarja ishte 26,252 euro, bëjnë të ditur të dhënat e AutoScout24, përcjell albinfo.ch.
Në vitin e kaluar, çmimet e veturave të përdorura në tregun gjerman u ulën për më shumë se pesë për qind, pra për 1397 euro, përcjell TV21. Që nga marsi i vitit 2023, kur çmimet arritën kulmin e tyre, ato kanë rënë me më shumë se nëntë për qind.
Pavarësisht kësaj rënieje, çmimet e automjeteve të përdorura janë ende 27 për qind më të larta se sa ishin në janar të vitit 2020, para fillimit të pandemisë, raporton Bloomberg.
Mbi 3000 automjete të përdorura importohen në Maqedoni çdo muaj
Dihet se Gjermania është një nga tregjet kryesore nga ku importohen vetura të përdorura në Maqedoni dhe trendet e tilla dukshëm ndikojnë në rritjen e kërkesës edhe në vendin tonë, gjë që më së miri e tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Doganave. Përkatësisht, nga janari deri në shtator të këtij viti, në Maqedoni janë importuar gjithsej 29.768 vetura të përdorura për pasagjerë, ose mesatarisht mbi 3.000 vetura të përdorura në muaj.
Nëse importi vazhdon me të njëjtin ritëm në tre muajt e fundit të vitit, Maqedonia është rrugës që në vitin 2024, të arrijë rekord në importin e veturave të përdorura.
Ndryshe, statistikat nxjerrin në pah se në Maqedoni në vazhdimësi importohen më shumë vetura të përdorura sesa të reja, që rezulton me rritje të parkut të automjeteve në vend, respektivisht nga 121,1 vetura për 1000 banorë në vitin 2007, në 302,8 vetura për 1000 banorë vitin e kaluar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera










