Shkurt.ch
Politikani i SVP-së: Të shtrenjtohet vinjeta për të huajt
Por de Buman nga CVP/PDC thotë se “kjo është në kundërshtim me ligjin të diskriminohen të huajt në raport me vendësit"
Deputeti nacional nga SVP/UDC Peter Koller ka ngjallur reagime të ashpra me propozimin e tij të bërë në parlament me të cilin kërkon që të huajt të paguajnë më shumë për vinjetat e autostradës se sa vendësit. Ai e ka arsyetuar këtë kërkesë me faktin se zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve automobilistike nacionale ka kosto tepër të lartë. “Marrë mesatarisht, ngasësit e huaj të automjeteve kalojnë tepër lehtë”, ka thënë Koller dhe ka shtuar se Këshilli Federal duhet të shqyrtojë mundësinë që çmimin e vinjetave për të huajt ta ngrejë në 100 franga.
Vendësit, falë kësaj ngritjeje do të paguanin më pak, gjegjësisht 60 franga. Por për rivalët politikë në parlament kjo është një ide e pakripë. Kështu, Dominique de Buman nga CVP/PDC thotë se “në radhë të parë është në kundërshtim me ligjin të diskriminohen të huajt në raport me vendësit dhe së dyti kjo do të ishte në kundërshtim me qëndrimin mikpritës që ka Zvicra ndaj turistëve të huaj. Në këtë mënyrë Zvicra do të bëhej edhe më e shtrenjtë për të huajt”. Edhe ashtu, sipas tij, turistët që këtu vijnë me automjete janë mjaft të diskriminuar në shfrytëzimin e autostradave.
Dhe kritikat nuk vijnë vetëm nga partitë tjera. Koller është kritikuar edhe nga partia e vet. Kështu, deputeti Oskar Freysinger nga SVP e ka kritikuar kolegun e tij duke thënë se edhe sot të huajt duhet të blejnë një vinjetë me çmim vjetor edhe nëse e shfrytëzojnë atë vetëm pak ditë. Prandaj nuk ka arsye t`i diskriminojmë edhe më shumë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












