Shkurt.ch
Përgjysmohen pagat e top-menaxherëve zviceranë
Vasella, ish shef i Novartis, në vitin 2007 kishte fituar 29.9 milionë franga, ndërsa pasardhësi i tij, Jimenes, në vitin 2014, “vetëm” 12.7 milionë franga
Pagat e top-menaxherëve të kompanive më të mëdha të Zvicrës para disa vitesh patën qenë bërë shkak për debate dhe kritika të ashpra në opinionin e këtushëm. Ato patën arritur në lartësi të paimagjinueshme më parë dhe jepnin shkas për rritim të masës së madhe të njerëzve kundër tyre.
Por, nga shpërthimi i krizës financiare botërore të vitit 2008 situata ka ndryshuar. Jo se menaxherët tash kanë paga të ulëta – ato sërish arrijnë në disa milionë – por, në krahasim me periudhën para vitit 2008 ato të shumtën e rasteve janë përgjysmuar ose zvogëluar dhe më shumë.
Këtë e tregon analiza e publikuar nga gazeta “SonttagsBlick”, ku janë vënën nën llupë 20 ndërmarrjet e mëdha të Swiss Market Index (SMI). Kështu, përderisa Daniel Vasella, ish shef i koncernit farmaceutik Novartis, në vitin 2007 kishte fituar 29.9 milionë franga, pasardhësi i tij në këtë post, Joseph Jimenes, në vitin 2014 për punën e tij njëvjeçare është shpërblyer me “vetëm” 12.7 milionë franga.
Ngjashëm është edhe me shefat e mëdhenj të bankave kryesore zvicerane. Ish shefi i bankës më të madhe të Zvicrës UBS, Marcel Ospel, në vitin 2006 kishte fituar 26.6 milionë franga. Ndërsa shefi i sotëm, Sergio Ermotti duhet të kënaqet me 11.2 milionë franga.
E ngjashme është situata edhe me kolosin farmaceutik nga Bazeli, “Roche”, me bankën Credit Suisse etj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













