Lajme
Shqipëria në kërkim të talentëve të rinj nga diaspora për të luajtur për Kombëtaren
Federata Shqiptare e Futbollit vijon me angazhimin e saj për të zbuluar talentet shqiptare që jetojnë në Evropë dhe botë. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, në muajin dhjetor, FSHF do të organizojë një seleksionim për futbollistët shqiptarë të vitlindjeve 2007-2011 që jetojnë jashtë territorit shqiptar.
Përmes këtij seleksionimi, FSHF kërkon të evidentojë lojtarët më premtues që do të forcojnë ekipet kombëtare dhe do të kontribuojnë në përfaqësimin e denjë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ky seleksionim i ofron mundësinë e artë futbollistëve të vegjël të tregojnë veten dhe cilësitë e tyre dhe të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare.
Afati i fundit për aplikim është nesër (e mërkurë) ndaj të gjithë të interesuarit janë të ftuar të regjistrohen sa më parë. Formulari Open-Stage-Formulari-1 duhet të dërgohet në adresën e e-mail-it: [email protected] .
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme














