Sport
Porosia e Behramit: “Mjaft më me përçarje në Nati!”
“Duhet ndërprerë bërja e dallimit në mes të `zviceraneve të Zvicrës` dhe `zviceranëve të Kosovës`
Fitorja e arritur pak ditë më parë kundër Estonisë, ende nuk i ka zhdavaritur hijet mbi kombëtaren e Zvicrës. Pak ditë para ndeshjes, ato i kishte shpërndarë një intervistë e lojtarit Stephan Lichtsteiner, i cili, gjoja kishte folur për “zviceranët e vërtetë dhe ata të tjerët”, në kontekstin e kombëtares. Lichtsteiner e kishte pasur hallin te mosnominimi i futbollistëve me përvojë, Barneta dhe Schwegler nga trajneri Petkovic për ndeshjen e përmendur.
Por, ndërkohë doli se gazeta Blick i kishte nxjerrë fjalët nga konteksti dhe ato kishin marrë kuptimin që morën, duke nxitur një ftohje të publikut ndaj “secondove” të shumtë (kryesisht shqiptarë) në kombëtaren e Zvicrës dhe ndaj trajnerit i cili po ashtu ka prejardhje të huaj. Brenda vetë kombëtares këto probleme nuk ekzistojnë, ka thënë shefi i saj Peter Stadelmann, i cili për tagblatt.ch ka rekomanduar që “Nati” të mos ngarkohet me temat që realisht nuk e preokupojnë.
Ngjashëm ka folur edhe futbollisti ndër më kryesorët dhe më me përvojë në kombëtare, Valon Behrami. Ai ka një porosi të qartë: “disponimi negativ i shtytur nga jashtë nuk e ka vendin në Nati dhe është i pakuptimtë”. Si më i vjetri nga futbollistët me prejardhje shqiptare, Behrami 30 vjeçar ka dhjetë vjet që luan për përfaqësuesen nacionale të Zvicrës.
“Është për keqardhje kur edhe pas një kohe kaq të gjatë dëgjon të zhvillohen diskutime të tilla”, thotë Valoni. Ai, deklarimin e kolegut të tij, Lichtsteiner nuk e sheh si sulm ndaj secondove në ekipin nacional. Behrami kishte meritat e tij në fashitjen e “krizës” me shenjën e shqiponjës dykrenare, që ishte ndezur para disa muajve lodhur me gjestet e bëra nga Xhaka dhe Kasami.
Tash ai thotë: “Duhet ndërprerë bërja e dallimit në mes të `zviceraneve të Zvicrës` dhe `zviceranëve të Kosovës`. Në futboll nuk duhet të bëhet shumë fjalë mbi prejardhjen. Ndryshe, kalohet shpejt në politikë dhe hjmë pastaj në një rrugë që nuk përfundon kurrë”.
Valon Behrami megjithatë e pranon se ka dallime emocionale e kulturore në mes të disa lojtarëve. “Kur këndohet himni, unë nuk i bashkohem këndimit. Por është krejt normale që unë ndjej emocione tjera në krahasim me dikë që është i lindur në Zvicër”, thotë ai. Por këtë e ka thënë edhe herë tjera, më parë. Prandaj “përse pikërisht tash po bëhet ky debat”, pyet ai dhe në pyetjen e tij ka shumë dëshpërim e moskuptim.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













