Lajme
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
Protesta e një grupi personash të indinjuar, pjesë e shoqërisë civile të Zvicrës, zhvillohet me moton "Zvicra nuk guxon të nderojë autokratët dhe kriminelët e luftës!"
Nesër, më 4 dhjetor, në Cyrih revista “Die Weltwoche” mban një takim dhe debat me presidentin serb, Aleksandar Vuqiç. Kjo revistë, e njohur për qëndrimet e saj ekstremiste kundër të huajve dhe kundër politikave proevropiane, e drejtuar nga kryeredaktori i saj, Rogger Koppel, është bërë prej kohësh edhe një mbështetëse e flakët e politikës ekspansioniste ruse të Putinit dhe asaj kleronacionaliste serbe, të Vuqiçit.
Për të shfaqur kundërshtimin e tyre ndaj një paraqitjeje të tillë, qytetarë të indinjuar, pjesëtarë të shoqërisë civile zvicerane, kanë organizuar për nesër, një protestë me heshtje. Protesta me moton “Zvicra nuk guxon të nderojë autokratët dhe kriminelët e luftës”, fillon në orën 16.00, në sheshin Rathausbrücke, në urën mbi Limmatt, afër qendrës së Cyrihut. Organizatorët bëjnë thirrje që pjesëmarrësit në këtë protestë të mos parakalojnë me simbole apo flamuj, në mënyrë që të mos devijohet qëllimi dhe karakteri i protestës, shkruan albinfo.ch.
Në vazhdim, teksti i plotë i ftesës për protestën e nesërme.
“Presidenti i shtetit serb, Vuqiç, konsiderohet si mik i kriminelëve të luftës dhe ai në vitet`90 ka mbështetur në mënyrë aktive krimet e luftës mbi popullatën civile në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Në vitin 2007 ai ka promovuar emërtimin e një bulevardi në Beograd në nderim të Ratko Mladiçit. Ky kriminel lufte konsiderohet si njëri ndër përgjegjësit kryesorë për aktin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës dhe është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjyqësia ndërkombëtare.
Që nga kthimi i tij në pushtet, para më shumë se dhjetë vitesh, Vuqiçi e ka shndërruar Serbinë në një autokraci. Regjimi i tij destabilizon shtetet fqinje, si Kosovën, Bosnjën e Malin e Zi si dhe shtyp mediat e pavarura. Para një viti, një grup terrorist i lidhur me qeverinë e Vuqiçit pati drejtuar një sulm vdekjeprurës mbi policinë, në Veri të Kosovës, thuhet më tutje në ftesë, shkruan albinfo.ch. Udhëheqësit e bandës jetojnë në Serbi dhe gëzojnë mbrojtjen e qeverisë së Vuqiçit.
Media prestigjioze perëndimore i ngarkojnë Vuqiçit lidhje me bandat kriminale në Serbi. Marrëdhëniet e ngushta me Rusinë dhe Kinën hedhin një dritë të dyshimtë mbi regjimin e tij.
Ne u apelojmë politikanëve zviceranë që të mbajnë qëndrim kundër kësaj paraqitjeje (të Vuqiçit, në Cyrih). Ne kërkojmë nga Qeveria Federale të mos e presë Vuqiin në Bernë. Ne ua përkujtojmë se Zvicra ka mbështetur në majin e vitit të kaluar një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s, e cila ditën e 11 korrikut e ka shpallur si ditë botërore të përkujtimit për viktimat e gjenocidit. Veç kësaj, vendimi i OKB-së dënon çdo mohim të mundshëm të gjenocidit. Aleksandar Vuqiçi e ka luftuar këtë rezolutë me një spektakël propagandistik që zgjati disa ditë. Serbia nuk e njeh gjenocidin e kryer në Srebrenicë dhe rrjedhimisht, as gjykimet e sjella nga organet e drejtësisë të OKB-së.
Regjimi i Vuqiçit mohon krimet masive të luftës mbi popullatën shqiptare të Kosovës.
Për këto arsye ne kërkojmë nga opinioni zviceran: “TË JAPIM SË BASHKU NJË MESAZH KUNDËR AUTOKRATËVE, PROPAGANDISTËVE DHE MIQVE TË KRIMINELËVE TË LUFTËS”!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














