Lajme
Macron zotohet të emërojë një kryeministër të ri francez brenda disa ditësh
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se do të emërojë një kryeministër të ri “ditët në vijim”, pasi Michel Barnier dha dorëheqje pas një votimi mosbesimi në Parlament.
Në një fjalim 10-minutësh drejtuar kombit të enjten, ai hodhi poshtë presionin e opozitës për t’u dorëzuar, duke u zotuar të qëndrojë në postin e tij “plotësisht, deri në fund të mandatit” më 2027.
Ai falënderoi Barnier për përkushtimin e tij gjatë mandatit të tij të shkurtër si kryeministër dhe akuzoi ekstremin e djathtë dhe të majtën franceze për bashkëpunim në një “front anti-republikan” për të rrëzuar qeverinë.
Deputetët francezë votuan me shumicë dërrmuese për largimin e Barnierit të mërkurën, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Macroni, raporton BBC.
Ishte hera e parë që një qeveri franceze u votua nga Parlamenti në më shumë se 60 vjet, një lëvizje që Macroni e quajti “të paprecedentë”.
Në Francë është presidenti ai që zgjedh kryeministrin që më pas drejton qeverinë. Por kryeministri duhet t’i përgjigjet Parlamentit dhe Barnier zgjati vetëm tre muaj para se të rrëzohej në një votë mosbesimi.
Gjetja e dikujt që nuk do të refuzohet menjëherë nga Parlamenti mund të jetë e vështirë për Macron, vendimi i të cilit në qershor për të thirrur zgjedhje të parakohshme çoi në një Parlament të bllokuar.
Asambleja Kombëtare tani është e ndarë në tre blloqe të mëdha votuese – e majta, qendra dhe e djathta ekstreme. Nëse zgjedhja e ardhshme e kryeministrit të Macron do të zgjasë, mendohet se të paktën një pjesë e bllokut të majtë do të duhet të bindet për t’iu bashkuar qeverisë së ardhshme.
Nuk mund të mbahen zgjedhje të reja parlamentare deri në korrik 2025, kështu që hapat e ardhshëm të presidentit mund të jenë një sfidë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













