Tematike
Asnjë i burgosur nuk është transferuar në Kosovë
Që nga maji 2014 është arritur një marrëveshje ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës
Por, në një debat në televizionin zviceran “Rundschau”, u tha se deri më sot asnjë i burgosur nuk është transferuar në Kosovë. Informacionin e ka bërë të ditur drejtori i policive kantonale, Hans-Jürg Käser, transmeton albinfo.ch.
“Burgjet tona janë të stërmbushura. Në Kosovë ka vende të lira nëpër burgje”, thotë Hans-Jürg Kaser për “Rundschau”.
Për shefin e lartë të policisë së vendit, është e pakuptueshme që asnjë i burgosur nuk është dërguar deri sot në Kosovë, ndërsa që nga maji 2014 një marrëveshje për transferim është në fuqi me Kosovën.
“Qëllimi ynë është që të burgosurit kosovarë t’i transferojmë në Kosovë”, thotë Hans-Jürg Käser, duke pretenduar se në këtë mënyrë do të lehtësohet sistemin penal zviceran.
Kosova ka vende të lira për të burgosurit nga Zvicra
“Ne kemi rreth 1800 të burgosur në Kosovë. Por, ne kemi kapacitet për 2100 deri rreth 2.200 njerëz”, thotë Emrush Thaçi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Duke u bazuar në këto kapacitete që janë në dispozicion autoritetet zvicerane mund t’i transferojnë 106 të burgosur kosovarë, tha Hans-Jürg Käser.
Aktualisht, vetëm katër kërkesa janë në pritje dhe metodat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u realizuar.
Zyra Federale e Drejtësisë paralajmëron të shkurtohen procedurat e transferimit.
“Një procedurë e transferimit zgjat shumë”, thekson Folco Galli. Zakonisht kjo merr disa muaj për të proceduar një aplikacion transferimi.
Procedimi i shpejtë nuk është i mundur. “Kjo nuk ka të bëjë me burokraci. Këto janë çështje ligjore që duhet të hetohen plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës Federale të Drejtësisë.
Autoritetet kantonale të burgjeve në Zvicër kanë pak besim në zbatimin e ligjit në Kosovë. Përveç 4 rasteve në pritje të transferimit të dosjeve, 4 raste të tjera kishin dështuar. Katër raste në fjalë kishin kërkuar vullnetarisht të kryejnë dënimin në Kosovë dhe kërkesat e tyre ishin hedhur poshtë me frikën se shkelësit e ligjit do të mund të liroheshin para kohe.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












