Shqipëria
Rama: “Vota e diasporës, mision jo i lehtë që shkon përtej ndasive partiake”
Zhvillohet takimi vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku pjesë është edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se një pjesë e programit të qeverisë i kushtohet diasporës, ndërsa shtoi se diaspora ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit.
Ndër të tjetra kryesocialisti tha se “kemi hapur një kapitull ë ri të marrëdhënies së Shqipërisë dhe diasporës”.
“Më vjen shumë mirë që paralelisht kemi hapur një kapitull të ri të marrëdhënies së Shqipërisë dhe diasporës. Programi ynë qeverisës i këtij mandati që po shkon drejt përfundimit ka një pjesë të veçantë që i kushtohet diasporës.
Është hedhur një bazë mbi të cilën ka shumë akoma për të ndërtuar. Është e pashmangshme t’ju kujtoj se kur ne morëm detyrën kishte një shkretëtirë të marrëdhënies mes shtetit dhe diasporës. Akoma më shumë se kaq, pikënisja nga ku e ndërmorëm këtë rrugëtim ishte dëshpëruese edhe për faktin e thjeshtë se distanca mes shtetit dhe qytetarëve të tij jashtë vendit ishte shumë e madhe. Faktikisht ndërtuam një proces, një strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me një strategji kombëtare. Jemi në kushte që kemi koordinator shtetëror për diasporën. Jemi në kushtet kur kemi një organizim që merr pamjen e vetë më kuptimplotë.
Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme edhe në aspektin e drejtpërdrejtë financiar për vetin. Jo vetëm kaq, janë afro 100 milion euro plus nga një vit më parë. Dërgesat më të mëdha janë nga Italia, Greqi, SHBA. Kjo i bashkohet prurjes domethënëse të rritjes si një ekonomikë që është rezultat i një sërë reformash të rëndësishme, por mbi të gjitha është si rezultat i pozicionimit të ri politik të Shqipërisë.
Sot përgjigjen me plotë gojën ‘jam shqiptar’. Shqiptarët e kanë pasur jo të lehtë ta artikulojnë për shkak të paragjykimeve dhe mungesës së një sfondi të ofruar nga vendi amë që t’u jepte sigurinë që të thonin ‘jam nga Shqipëria’“, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













