Kosova
Rama sulmon Gjykatën e Hagës për proceset gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit e Krasniqit: Po mbahen peng prej 5 vjetësh
Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama ka lëshuar mesazhe të forta edhe kundër Gjykatës së Hagës, ku prej pesë vjetësh po vijon procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.
“Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u firmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare, e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e shtetit të së drejtës.
Ajo që unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marr fjalën dhe ta gëlltis në heshtje, në mungesë të Hashimit dhe Kadriut, është nyja e mbledhur në fyt se ai proces është një proces i parregullt ligjor. Nuk rri dot pa ua thanë çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë përmes një rezolute, për të gjitha vendet financuese të asaj gjykate, shqetësimin e madh për standardet e atij procesi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit”, tha Rama.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












