Lajme
Pas sulmit në Cetinje, kryeministri i Malit të Zi propozon ndalimin e armëve në mbarë vendin
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq ka thënë se autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në mbarë vendin, pasi një burrë që thuhet se kishte sulmuar me armë zjarri në qytetin e Cetinjes të mërkurën vrau të paktën 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë.
“Në mbledhjen (e ardhshme) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ne do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, duke përfshirë një ndalim të plotë të posedimit të armëve. Armët nuk mund të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Unë do t’i kërkoj krerëve tanë të sigurisë që nesër të ofrojnë zgjidhje konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë”, citohet të ketë thënë ai, shkruan Euronews.
Policia e identifikoi vrasësin si 45-vjeçarin Aco Martinoviq ndërsa ka njoftuar se ai qëlloi dhe vrau pronarin e lokalit, gruan dhe fëmijët e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij pasi u largua nga lokali, transmeton albinfo.ch.
I dyshuari kreu vetëvrasje pasi policia e gjurmoi dhe e rrethoi, tha prokurori publik i vendit.
Autoritetet thonë se Martinoviq ishte në bar gjatë gjithë ditës me të ftuar të tjerë kur shpërtheu përleshja.
Komisioneri i policisë Lazar Shqepanoviq theksoi se sulmuesi shkoi në shtëpi dhe u kthye në lokal me armë, duke hapur zjarr rreth orës 17:30. Ai vrau katër persona në lokal para se të dilte jashtë dhe më pas vazhdoi të qëllonte në tre lokacione të tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike











