Maqedonia
Maqedonia e Veriut ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë
Qytetarët e Shkupit vitin 2024 do ta kujtojnë më së shumti për kaosin me transportin publik dhe pritjet nëpër stacione të autobusëve me orë të tëra.
Pritja dhe shtyrja për të gjetur një vend në autobusët e pa rregullt dhe të rrallë të NQP-së ishte sfidë në vete që nga orët e para të mëngjesit.
“Ora shënon 7:36 dhe kjo është gjendja që nga orët e para të mëngjesit dhe e gjithë këtyre qytetarëve të cilët presin për të shkuar në vendet e tyre apo nxënësit të cilët janë të shumtë dhe janë vonuar për në shkollë”, raporton alsat transmeton albinfo.ch.
“Mësoj në Asuc. Sa larg e ke nga këtu? Shumë larg, me duhen dy autobusë që të shkoj. Ja shumë rrëmujë, nuk ka autobusë e tani do të duhet të shkoj në këmbë. Veç më je vonuar për në shkollë! Po. Jam vonuar. Si do i besh me arsye? Do i tregoj arsimtares që do vonohem pasi jam nga Vizbegu por këndej nuk ka autobusë”, tha një nxënës.
Transportuesit privat fillimisht reduktuan transportin pasi kërkonin pagesa të rregullta dhe rritjen e çmimit për kilometër.
Nga pritja e gjatë për plotësimin e kërkesave të tyre, disa transportues u zhytën në borxhe nëpër pompat e benzinës ndërsa disa tjerë u detyruan që të largohen jashtë shtetit për të kërkuar një jetë më të mirë.
“Ne kemi në dispozicion rreth 200 autobusë dhe nëse krijohen kushte ne mund të fillojmë punën menjëherë dhe të ndihmojmë NQP-në sepse e dimë të gjithë se kanë mungesë të autobusëve. “Autobusët që i kemi ne nuk janë të shfrytëzuar maksimalisht, punën që ne e shërbejmë mund ta mbulojmë me 120 autobusë. Kemi tepër autobusë të cilët mund t’i shfrytëzojmë që të ndihmojmë NQP-në deri sa të rregullohet puna te ata. Çfarë pritni nga këshilli sot? Po, presim që të marrin vendime adekuate në drejtim që të ketë mirëkuptim për rritjen e çmimit dhe konsolidimin e orareve të punës”, deklaroi Hisen Halili – Shofer i autobusëve privat.
Në kohen kur transportuesit privatë ishin të reduktuar, autobusët e NQP-së mbetën edhe pa naftë në mes të rrugës dhe kjo detyroi qeverinë që të ndërhyje me huazimin e naftës për daljen nga kriza.
Transportuesit privat u rikthyen pas premtimit se në këshillin e Qytetit të Shkupit do të votohet propozimi për rritjen e pagesës për kilometër. Edhe pse kërkesa e tyre ishte që të ketë rritje për 30 denarë më shumë nga çmimi i caktuar, në këshill u soll vendimi që të ketë rritje për 20 denarë. Edhe pse pagesë përsëri më e ulët nga ajo që privatët kërkuan u pajtuan me vendimin e këshillit të Qytetit të Shkupit.
Vetëm disa ditë para përfundimit të vitit, transportuesit privat përsëri pritën shlyerjen e borxhit ndaj tyre nga ana e NQP-së që të rikthehen në rrugë dhe zbusin kaosin e transporti publik të Shkupit. Sipas raportit të Komisionit Evropian të publikuar nga Euronews, Maqedonia e Veriut këtë vit u radhit ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCB) raportoi të mërkurën se në vitin 2025 është... -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud -
Crans-Montana: Viktimat e zjarrit nuk mundën të shpëtonin për shkak të daljes së bllokuar











