Sport
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me mes Federatës së Kosovës dhe Zvicerane
Synim i projektit është që sa më shumë fëmijë me rrënjë shqiptare, që rriten në Zvicër, të bëhen pjesë e klubeve të hendbollit
Pjesëmarrja e Kosovës në turneun prestigjioz “Yellow Cup” është bërë në kuadër të partneritetit tashmë shembullor mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Hendbollit të Zvicrës.
Për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin, të shtunën në Winterthur të Zvicrës është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës së Kosovës dhe Federatës Zvicerane të Hendbollit, shkruan FHK, transmeton albinfo.ch.
Marrëveshja është firmosur nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Muhamet Arifi, presidenti i Federatës së Hendbollit të Zvicrës, Pascall Jenny dhe Delia Dunser, anëtare e ekipit udhëheqës operacional të federatës zvicerane.
Faza e parë e bashkëpunimit është projekti “Handball verbindet uns – Hendbolli na bashkon”, që është realizuar me sukses të plotë në vjeshtë dhe që vazhdon të realizohet. Synim i projektit është që sa më shumë fëmijë me rrënjë shqiptare, që rriten në Zvicër, të bëhen pjesë e klubeve të hendbollit. Pjesë e këtij projekti janë vullnetarë, përkatësisht ambasadorë të shumtë, duke përfshirë reprezentues të Kosovës.
Si pjesë e projektit “Hendbolli na bashkon” të shtunën në Winterthur është mbajtur aktiviteti “tako yjet” ku dhjetëra fëmijë, shumica shqiptarë, kanë takuar dhe kanë zhvilluar një stërvitje argëtuese me lojtarë e lojtare të Kombëtareve të Kosovës si dhe me ambasadorë të tjerë.
Me marrëveshjen e firmosur, të dy federatat premtojnë të angazhohen për të punuar së bashku në projekte të reja.
Ndër të tjera marrëveshja parashikon përgatitjen e programeve të qëndrueshme për komunitetin e hendbollit në të dy vendet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër











