Shqipëria
Shqipëri: Reshjet e borës bllokojnë disa rrugë, shkaktojnë edhe ndërprerje të energjisë elektrike
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet e rënduar në disa zona të Shqipërisë.
Akset rrugore
Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa ndërprerje.
Në akset rrugore fushore: Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Shëngjin, Ura e Bunës – Muriqan, Ura e Kirit-Vau i Dejës është punuar për pastrimin e kanaleve dhe riparimin e sinjalistikës. Nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në aksin malor Pukë – Fushë-Arrëz – Kalimash, gjatë ditës ka pasur reshje bore. Grupet e punës në terren kanë pastruar borën dhe kanë bërë kriposjen e këtij segmenti. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në akset rrugore: Kukës – Krumë dhe aksin Kukës – Ura e Zapotit, Ura e Zapotit – Shishtavec, vazhdojnë reshjet e borës. Po punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet normal, por rekomandohet perdorimi i gomave dimërore.
Në akset rrugore të Tropojës gjatë ditës së sotme ka pasur reshje bore me ndërprerje, por pa pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Është punuar për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete.
Në aksin rrugor Dushaj – Sheshi i Trageteve – Lekbibaj, kanë vijuar reshjet e borës me ndërprerje kohore dhe intensitet të ulët. Rekomandohen gomat dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në akset rrugore të qarkut Tiranë, ka pasur reshje shiu të dobëta, por pa krijuar probleme në qarkullimin rrugor.
Pa probleme janë edhe akset rrugore të qarkut Gjirokastër, në Llogara, Sarandë, në akset rrugore të qarkut Fier, të Korçës.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëborë të përdorin gomat dimërore.
Nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin rrugor.
I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë duke vështirësuar qarkullimin në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato rurale.
Aktualisht kalimi në akset rrugore nacionale Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Ura e Çerenecit-Librazhd, Qafë e Buallit-Krastë behet me zinxhirë dhe vështirësi për shkak të erës së fortë.
Aktualisht trashësia e dëborës në qytet trashësia e dëborës ka shkuar 20 centimetra, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan, Fushë Bulqizë, Shupenzë trashësia e dëborës vijon nga 20 centimetra deri në 50 centimetra në zonat e thella ku dhe janë disa fshatra.
Probleme nga reshjet e dëborës ka edhe në Mat ku aktualisht Bypass-i i rrugës së Arbrit është i bllokuar.
Ndërkohë policia bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën e vjetër në drejtim të Tiranës, po ashtu të mos lëvizin pa zinxhir pasi situata e reshjeve sa vjen e përkeqësohet!
Portet
Në Durrës dhe Vlorë nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.
Sipas raportimeve të OSSH, ekipet po punojnë për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike në disa zona rurale dhe malore.
Lumenjtë dhe rezervuaret
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Parashikimi i motit në vijim
Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e diel priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet: Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjerë.
Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore dhe Juglindore të territorit në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit. Reshjet e dëborës, të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
* në bregdet: 4 / 14 °C ;
* në vendet e ulëta: 5 / 13 °C ;
* në vendet malore: -4 / 8 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












