Lajme
Hidhet shorti për këngët gjysmëfinaliste të Eurovizionit që mbahet në Bazel
‘Eurovision 2025’ do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit, Zvicër
Sot u hodh shorti në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët gjysmëfinale, që do të mbahen më 13 dhe 15 maj në Bazel, Zvicër.
Shorti i ndarjes së gjysmëfinaleve u drejtua nga Jennifer Bosshard dhe Jan van Ditzhuijzen nën mbikëqyrjen e EBU-së (European Broadcasting Union), transmeton albinfo.ch.
Plot 15 vende do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale, më 13 maj, dhe 16 vende do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 15 maj.
Nata e parë:
Estonia
Islanda
Polonia
Portugalia
Suedia
Ukraina
Shqipëria
Azerbajxhani
Belgjika
Kroacia
Qipro
Holanda
Norvegjia
San Marino
Nata e dytë
Armenia
Australia
Austria
Greqia
Irlanda
Letonia
Lituania
Mali i Zi
Çekia
Danimarka
Finlanda
Gjeorgjia
Izraeli
Luksemburgu
Malta
Serbia
Gjithsej 37 vende do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2025. Nga këto: 31 vende do të konkurrojnë në gjysmëfinale.
Vendet e mëdha (Big 5) – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar – së bashku me Zvicrën, janë automatikisht të kualifikuara për në finalen e madhe.
‘Eurovision 2025’ do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit, Zvicër.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës Zvicra mund të përballet me një rol të ri në logjistikën evropiane: atë të një qendre... -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve












