Kultura
Kush e “kalli” të shtunën në “Rinora 4”?
Nuk ishin këngëtarët ata që ngritën atmosferën në maksimum vikendin e kaluar në “Rinora 4”. Ishte një tjetër mysafir special i cili u paraqit befasisht para publikut
Diskoteka më e njohur shqiptare në Zvicër, në fundjavën e kaluar kishte organizuar dy net radhazi mbrëmje “kuq e zi”. Për të argëtuar të pranishmit ishin këngëtarët Flori dhe Elvana Gjata të cilët promovuan edhe këngën më të re të tyre “Kuq e Zi”.
Por përveç komentatorit të njohur sportiv Dritan Shakahoxha, edhe më kuq e Zi e bëri paraqitja befasuese e te ashtuquajturit “ballistit”-Ismail Morina. Ende pa dalë në skenë, Ballisti lëshoi në diskotekë dronin e famshëm më çka ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit. “Ishte një natë e mrekullueshme. Rroftë Shqipëria”, tha shkurtë për “Albinfo.ch”, ballisti, Ismail Morina.
E gjithë kjo mbrëmje koincidonte me ditën e procesit gjyqësor në Lozanë të Zvicrës e cila zhvillohej për ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri të luajtur në muajin tetor të vitit të kaluar, nga ku pas skandalit që u bë në fushë, Shqipëria pret nga CAS të ia jep tri pikët e merituara.
Kjo mbrëmje ishte organizuar nga “Digitalb.ch” dhe “Rinora 4”. “Ishte hera e parë që “Digitalb” në bashkëpunim me “Rinora 4” organizuan një mbrëmje të tillë. Ishte mbrëmje e shkëlqyer”, tha për “albinfo.ch” Argjent Muqa, përfaqësues i “Digitalb” për Zvicër.
Foto:Burim Muqa- Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih



















