Lajme
Shqipëri: A do të lejohet diaspora të votojë me dokumente të vendeve tjera në zgjedhje?
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi në Kuvend se ndryshimet në Kodin Zgjedhor që po shqyrtohen sot në seancë kanë dakordësinë e të dyja palëve, mazhorancës dhe opozitës.
“Sot po diskutojmë për një paketë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor që bëjnë më të lehtë votën e bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Është arritur një dakordësi për të mos krijuar idenë e mospajtueshmërisë”, tha Peleshi.
Peleshi theksoi se e vërteta është se ne jemi dakord ta votojmë draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në tavolinë.
Sipas tij, diskutimi lidhur me votimin pa karta identiteti apo me dokumente të vendeve të tjera nuk është pjesë e këtyre ndryshimeve.
“Ne nuk kemi asnjë gjë në parim kundër kësaj pjese prej 7-8% të diasporës. U ngritën pretendime të drejta lidhur me sa të verifikueshme apo të paverifikueshme janë kartat e identitetit të një shteti tjetër. Nuk kemi databazat e tyre”, tha ai.
Peleshi theksoi se synimi i vetëm është të ruhet integriteti i procesit zgjedhor për të mos krijuar dritare ku nga ku nuk e dimë kush mund të futet.
“Ky është i vetmi pretendim. Nuk është pjesë e votimit të sotëm, nuk është pjesë e paketës së ndryshimit të Kodit. I takon Rregullatorit dhe i bëj thirrje ta shikojë me kujdes për të mos cenuar integritetin e një procesi që ka marrë shumë energji edhe nga ana juaj, edhe nga ana jonë”, tha Peleshi.
Peleshi theksoi se për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës nga ku ata jetojnë.
“Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë që u përket po njëlloj shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja, vetëm 28% ndihen në siklet kur rezervojnë Pothuajse një në tre persona në Zvicër ndihen disi të sikletosur kur rezervojnë një fluturim, por... -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit -
Vjedhjet e identitetit online rriten ndjeshëm në Zvicër -
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse












