Kultura
Flaka Haliti fiton çmimin e lartë “Ars-Viva”
Çmimi “Ars-Viva-Preis” jepet nga viti 1953 për artistët e rinj që jetojnë në Gjermani. Me çmimin artistit fitues i financohen tri ekspozita në muze artesh të vendit dhe jashtë tij etj.
„Qarku Kulturor i Ekonomisë Gjermane” ndan për çdo vit çmimin “Ars-Viva” që u dedikohet krijuesve të rinj të arteve pamore. Çmimi ndahet për vitin pasues, kështu që fituesit e “Ars-Viva Preis 2016” janë bëre të njohur dje, më 24 prill 2015.
Në mesin e tre fituesve është edhe artistja shqiptare nga Kosova, Flaka Haliti, e cila jeton dhe krijon në trekëndëshin Kosovë – Austri – Gjermani. Krahas Flaka Halitit këtë çmim e kanë marrë edhe artistët e rinj Hanne Lippard dhe Calla Henkel&Max Pitegoff, shkruan monopol.de.
Artistja e lindur në vitin 1982 në Prishtinë, e cila me krijimtarinë e saj ka bërë emër në Austri dhe në Gjermani, së fundi është bërë e njohur për faktin se do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Bienalen e Venedikut 2015, që është aktiviteti më i madh në fushë të arteve pamore në Evropë.
Flaka do të jetë e dyta artiste, (pas Petrit Halilajt në vitin 2013) që udhëheq një “pavion kosvar” në Venedik.
Çmimi “Ars-Viva-Preis” jepet nga viti 1953 për artistët e rinj që jetojnë në Gjermani. Me çmimin artistit fitues i financohen tri ekspozita në muze artesh të vendit dhe jashtë tij pastaj përgatitja e një katalogu dygjuhësor dhe një editim artistik, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, artistët fitues shpërblehen edhe me një shumë të hollash prej 5000 eurosh.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












