Tematike
Befason politikani i djathtë: Zvicra të strehojë 50 mijë refugjatë!
Deputeti nacional nga partia BDP, Hans Grunder ka shkaktuar habi me deklaratën e tij se Zvicra do të duhej të strehojë në mes 40 dhe 50 mijë refugjatë, si masë emergjente ndaj tragjedisë që po luhet në Detin Mesdhe. Kështu ka deklaruar Grunder në magazinën informative „10vor10“ të televizionit publik të Zvicrës.
„Zvicra ka një traditë humanitare dhe në situatën aktuale ajo duhet të shkojë një hap përpara me shembullin e saj“.
Grunder ka pranuar se ky është mendimi i tij personal dhe se nuk e ka konsultuar partinë lidhur me të. Ai ka thënë se nevojiten modele të shpejta dhe joburokratike për të ndihmuar më shpejtë refugjatët.
Por, kolegët nga partitë e kampit të djathtë nuk pajtohen me qëndrimin e Grunder-it. Për më tepër, ata kanë thënë se befasohen me të madhe nga një propzim i tillë, raportojnë mediet zvicerane. Deputeti i SVP-së, Heinz Brand e ka hedhur poshtë atë si „plotësisht iluzor“. Përveç që nuk do të mund të gjente kaq shpejt zgjidhje për strehimin e një numri kaq të madh refugjatësh, Zvicra, sipas tij do të bëhej tepër atraktive për refugjatët ekonomikë.
Kundër qëndrimit të deputetit të BDP-së janë edhe përfaqësues të CVP-së dhe madje edhe ata të partive të majta, si SP/PS.
Deputeti nacional i SP-së, Andy Tschümperlin ka thënë se ka ende mjaft vend për strehimin e një numri të tillë refugjatësh. „Por, të përmendësh tash një shifër si 50 mijë sish, nuk ka kuptim, transmeton albinfo.ch. Për diç të tillë duhet biseduar së pari me kantonet sepse fundja janë ato që duhet të strehojnë refugjatët.
Partia BDP (Partia e Djathtë Qytetare) ka dalë si fraksion i ndarë nga SVP/UDC-ja para disa vitesh. Eveline Widmer Schlumpf e përfaqëson këtë parti në Këshillin Federal (qeverinë e vendit).
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?












