Kosova
KQZ jep detaje rreth procesit të numërimit të votave nga diaspora
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës, është duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas tij, gjatë ditës së parë janë numëruar rreth 30 kuti votimi nga gjithsej 178 kuti që përmbajnë fletëvotimet e ardhura përmes postës.
Ai ka theksuar se KQZ-ja është duke zbatuar Ligjin për zgjedhje të përgjithshme dhe aktet nënligjore, duke ndjekur të gjitha hapat e parashikuara për të arritur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
“Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi duke vazhduar me numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Janë numëruar gjatë ditës së parë (të premten) rreth 30 kuti të votimit në përgjithësi në këtë proces të numërimit nga votimi përmes postës janë 178 kuti votimi pra me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, në këtë rast votimit përmes postës. Numri i përgjithshëm i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë të aprovuara dhe që do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim është më shumë se 63 mijë”, deklaroi ai për KP.
Elezi ka thënë KQZ mbetet e përkushtuar për të siguruar një proces transparent dhe të saktë të numërimit të votave, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në zgjedhje, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket kohëzgjatjes së këtij procesi, Elezi u shpreh se “po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve”.
“Po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve, në mënyrë që pastaj të bëjmë dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar. Se sa kohë do të marr ky proces varet nga dinamika e punës së ekipeve te numërimit, të cilët sigurisht punën kryesore që e kanë gjatë këtij procesi është saktësia në numërim, në mënyre që të evidentohet çdo votë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë marr pjesë në votime”, ka thënë ai.
Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ky proces pritet të zhvillohet në ditët në vijim, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt dhe të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë e 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84 mijë e 600 shtetas.
Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotime nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri










