Foto :wn.de
Integrimi
Refugjatët kosovarë protestojnë kundër kthimit të tyre në Kosovë
"Ju lutemi mos na dëboni në Kosovë sepse atje nuk jemi të sigurt. Ne e duam lirinë", mund të lexohet në njërën ndër transparentet që kanë nxjerrë protestuesit
Një demonstrim spontan me rreth 200 pjesëmarrës është mbajtur sot paradite në qytetin gjerman Münster, kundër dëbimit i cili i pret refugjatët kosovarë të strehuar në një qendër azilkërkuesish të këtij qyteti. Protesta ka mobilizuar një numër të madh policësh, shkruan Westfällische Nachrichten.
Një njësit prej 100 policësh i ardhur nga Bochumi ka bërë që nga ora 6 e mëngjesit sigurimin e vendit kur pritej protesta. Por, çdo gjë ka rrjedhur në qetësi dhe pa probleme.
Mobilizimi kaq i madh i policisë ishte bërë nga shkaku se ishte planifikuar që sot, refugjatët do të transportoheshin me autobusë në një qendër tjetër strehimi në NRW dhe prej atje të përgatiteshin për kthim të detyruar në Kosovë.
“Ju lutemi mos na dëboni në Kosovë sepse atje nuk jemi të sigurt. Ne e duam lirinë”, mund të lexohet në njërën ndër transparentet që kanë nxjerrë protestuesit.
Protesta është shpërndarë në qetësi pasi që një zëdhënës i qeverisë së rrethit nga ora 10 i ka siguruar protestuesit se transportimi nuk do të bëhej assesi këtë të mërkure, transmeton albinfo.ch. Por, është paralajmëruar që sërish rreth orës 15 një tubim i quajtur “piknik shkollor”.
Në Münster ishte protestuar edhe të martën për një “procedurë korrekte të azilit”, ndërsa edhe përfaqësuesit e kishave nga ky qytet kishin kritikuar mënyrën se si landi NRW po sillet me refugjatët.
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













