Shqipëria
”Blick”: Shqipëria në kulm turistik
Blick shkruan për rritjen më të madhe të numrit të turistëve sipas UN-Tourism
Sipas një tabele e lansuar nga UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë krejt shtetet e OKB, e të dhënat e së cilës janë botërisht të respektuara, tregon se Shqipëria zë vendin e parë me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, një zhvillim i paimagjinueshëm, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Barometri Botëror i Turizmit tregon se vendet klasike të pushimeve verore si Spanja, Greqia dhe Turqia tërheqin turistë më së shumti, por kur bëhet fjalë për rritjen e përqindjes më të lartë të turistëve gjatë pesë viteve të fundit, mbizotërojnë destinacione të tjera dhe këtu kryeson Shqipëria, shkruan Jean-Claude Raemy.
”Udhëtimi në Ballkan është trend! Kjo del nga shifrat e Barometrit të ri Botëror të Turizmit, të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së.
Këto vende evropiane kanë parë rritjen më të madhe të vizitorëve që nga viti 2019:
- Shqipëria (+80%)
- Andorra (+35%)
- Malta (+29%)
- Serbia (+29%)
- Luksemburgu (+24%)
- Lihtenshtejni (+20%)
- Portugalia (+18%)
- Danimarka (+17%)
- Bosnje-Hercegovina (+15%)
- Turqia (+14%)
Shqipëria është dukshëm në krye, ndërsa dy vende të tjera të Ballkanit, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina janë pjesë e dhjetëshes.
Shqipëria në kulm turistik
Marco Wipfli ka vite që është specializuar në udhëtimet e pushimeve në Ballkan me kompaninë e tij të udhëtimit ”Meersicht”, me seli në Zyrih. Ai vë në dukje një rritje të madhe të kërkesës turistike për Shqipërinë në Zvicër.
Vendi po përgatitet për të mirëpritur më shumë turistë.
”Unë nuk di asnjë rajon në botë ku aktualisht po zhvillohen aq shumë ndërtime sa në Rivierën Shqiptare”, u shpreh Wipfli.
Sapo të përfundojnë komplekset hoteliere, numri i turistëve do të rritet ndjeshëm. Këtë vit do të hapet një aeroport i ri në Vlorë. Kur kjo të ndodhë, udhëtarët do të mund të arrijnë në plazhet më të bukura të Shqipërisë për më pak se 30 minuta. Më parë, kjo udhëtim zgjaste rreth pesë orë nga aeroporti i Tiranës.
Profesionistja e udhëtimeve përmend çmimet e ulëta si arsye të kërkesës së lartë.
”Fortesat” rajonale të turizmit në Kroaci dhe Malin e Zi janë bërë shumë më të shtrenjta, mbi të cilat Shqipëria ofron një alternativë më të lirë.
Megjithatë, Wipfli supozon se çmimet në Shqipëri do të rriten në vitet e ardhshme.
https://www.facebook.com/share/p/18MgdpXY4y/?mibextid=wwXIfr
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














