Shkurt.ch
SVP e quan politik vendimin e gjykatës për pllakatin antikosovar
“Kundërshtarët politikë të SVP-së kanë arritur me këtë veprim atë që në Zvicër të mos guxohet më të thuhet dhe të shkruhet për atë që ndodh realisht”
Dënimi i dy kuadrove të larta të SVP-së, ndonëse vetëm me gjobë dhe me kusht, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te kreu i kësaj partie. Sipas interpretimit që vjen nga selia e SVP-së, gjykata regjionale e Bernës dje, duke dënuar sekretarin gjeneral të partisë Baltisser dhe zëvendësen e tij Bär, ka shqiptuar një “dënim politik”. Dhe kjo është thellësisht shqetësuese, thuhet në një komunikatë që ka lëshuar partia në fjalë.
Ndërkaq, nëse SVP do ta pranojë këtë vendim si të tillë ose do ta atakojë, njëherë për një herë mbetet e hapur. Rreth kësaj do të vendoset pasi ta kenë marrë arsyetimin me shkrim.
, thuhet në komunikatën e SVP-së. Sipas komunikatës, Baltisser dhe Bär janë dënuar për diskriminim racor edhe pse në pllakatin e inkriminuar nga gushti i vitit 2011 qe përshkruar vetëm një delikt real dhune”.
Të dy kuadrot e SVP-së janë dënuar me dënim në të holla me kusht. Baltisser është dënuar me 17400 ndërsa Bär me 21000 franga. Ata do të paguajnë edhe shpenzimet procedurale prej 7300 frangash. Dy kosovarët, ushtrues privatë të padisë do të marrin nga gjykata 13500 franga.
Pllakati i përfolur ishte publikuar nëpër medie dhe ishte vendosur në vende të ndryshme të qyteteve zvicerane në vitin 2011. Ai i referohej therjes me thikë në fyt (shkaktim plage) që një kosovar i kishte bërë një zvicerani në gusht të atij viti në Interlaken të Bernës.
Pasi që teksti i pllakatit ishte publikuar dy muaj para zgjedhjeve nacionale të vitit 2011 ngritësit e kallëzimit penal, dy kosovarë ashtu si dhe prokuroria, konsiderojnë se ky tekst ka pasur ndikim në rezultatin zgjedhor të SVP-së.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












